Akil Gjakova ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të Grand Prix të Austrisë.
Xhudisti kosovar triumfoi ndaj sllovakut, Martin Hojak në raundin e tretë.
Në çerekfinale, Gjakova do të ketë punë me xhudistin nga Moldavia, Adil Osmanov.
Gjakova i ka nisur mirë garat në Austria, duke fituar në raundin e parë në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Në këtë raund, Akili e mposhti me ‘ippon’ garuesin nga Kazakistani, Darkhan Koibagar.
Në raundin e dytë, Gjakova do të ndeshet me xhudistin nga Austria, Herbert Wicker.
Përveç Akilit, sot do të garojnë edhe Loriana Kuka dhe Laura Fazliu, ndërsa nesër (e shtunë) do të garoj Shpati Zeka./Katror.info