Aksionet e Samsung arritën një nivel rekord të të gjitha kohërave të premten, pasi u rritën me 6.1%.
Samsung është kompania më e madhe në Korenë e Jugut dhe vlerësohet në afërsisht 620 trilionë KRW ose 433.7 miliardë dollarë amerikanë, shkruan Telegrafi.
Aksionet janë rritur me 77% këtë vit.
Disa besojnë se kompania do të jetë në gjendje të sfidojë SK Hynix dhe të furnizojë memorie me brez të gjerë për Nvidia dhe kompani të tjera për komponentë që lidhen me Al.
Thuhet se Nvidia dhe Samsung janë në fazat e fundit të negociatave për vëllimet e furnizimit, çmimet dhe oraret.
Samsung gjithashtu pritet të përfitojë nga një çipat DRAM dhe NAND.
Mungesat e komponentëve të tillë supozohet të çojnë në çmime më të larta.
Haris Khurshid, analist me bazë në SHBA e quan këtë momentin e Al të Samsungut.
“Samsung më në fund po përjeton momentin e tij të Inteligjencës Artificiale. Ajo që është interesante është se kjo rritje nuk ka të bëjë vetëm me çipat, por me besimin.” /Katror.info