Planet për ndërtimin e një dige në një nga lumenjtë e fundit të egër të Europës janë bllokuar me sukses, duke shënuar një fitore të rëndësishme për aktivizmin qytetar.
Muajin e kaluar, një skandal shpërtheu në Kroaci mbi ndërtimin e një centrali hidraulik në burimin e lumit Una. Projekti përballi kundërshtime të ashpra nga komunitetet lokale dhe organizatat mjedisore, ndërsa ekspertët ligjorë argumentuan se diga po ndërtohej pa lejet e nevojshme.
Autoritetet shtetërore kroate tani kanë urdhëruar ndalimin e ndërtimit, duke shpëtuar lumin Una—një rrjedhë e paprekur që është quajtur “zemra e kaltër e Europës”, shkruan PositiveNews, përcjell Katror.
“Ky sukses është më shumë se thjesht parandalimi i një centrali të vogël hidraulik,” tha Ulrich Eichelmann, themelues i Riverwatch. “Kjo vendos një precedent për projektet e tjera hidraulike në lumën Una. Më e rëndësishmja, [kjo] do të motivojë shumë njerëz në Ballkan të qëndrojnë kundër shkatërrimit të natyrës dhe korrupsionit. Të mbash zemrën blu të Europës në rrahje, është një sukses.”/Katror.info