Jim Carrey do të riluaj rolin e tij si shkencëtari i çmendur me qimet e frikshme të fytyrës, Dr. Robotnik, në “Sonic the Hedgehog 3”.
Lajmi vjen pavarësisht faktit se (dhe këtu ka spoilerë) filmi i dytë i serisë përfundoi me rënien e Dr. Robotnik nga një robot gjigant në tokë, një rrëzim potencialisht fatal. Pavarësisht kësaj pas përfundimit të skenës trupi i Dr.Robotnik nuk mundej të gjendej, kështu duke e përgatitur në mënyrën më të mirë rikthimin e antagonistit kryesor të këtij filmi, shkruan Variety Magazine.
“Sonic the Hedgehog” dhe “Sonic the Hedgehog 2” kanë një vlerë prej 870.8 milionë dollar së bashku dhe janë prodhim i Paramount Studios.
Studioja po bën gjithashtu një serial spin-off, “Knuckles” që do të shfaqet premierë në Paramount+. Kthimi i Carrey-t u bë i ditur në mediat sociale me regjisorët e filmit “Sonic” që publikuan një postim që përfshinte të qeshurën e veçantë të Dr. Robotnik./Katror.info