Dodona Imeri, aktorja e talentuar nga Kosova, është nominuar për çmimin “Kristallen” në kategorinë e aktores më të mirë për rolin kryesor në serialin “Painkiller,” i cili transmetohet në SVT.
Kristallen është një çmim vjetor që nderon personalitete dhe programe televizive në Suedi, dhe u dha për herë të parë në vitin 2005. Ky çmim është krijuar me qëllim që Suedia të ketë një ekvivalent të çmimit prestigjioz amerikan, Emmy Award.
Aktorja kosovare e lindur më 12 gusht 1990 është banore e Suedisë. Imeri është shkolluar në Akademinë e Teatrit në Malmö ndërmjet viteve 2020 dhe 2023. Ajo ka marrë pjesë në disa produksione teatrale, duke përfshirë “A Family” nga viti 2023. Ajo gjithashtu është pjesë e serialit televiziv Painkiller, ku luan një nga rolet kryesore.
Painkiller na fut brenda përditshmërisë së Dijanës dhe Andreas (rol që luhet nga Dodona), një dyshe nënë-bijë nga Ballkani. Njëra është pastruese, tjetra është një artiste e suksesshme. I mbështetur nga aktoret e mprehta e të dashura, seriali ofron një vështrim emocionues mbi funksionimin e shoqërisë suedeze. /Katror.info