katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Aa
  • Home
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    1 year ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    1 year ago
    Të ngrisim një gotë për…
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Shpresa të reja për trajtimin e sklerozës së shumëfishtë
    3 hours ago
    Edhe Komuna e Obiliqit do të fal borxhin e tatimit në pronë
    6 hours ago
    Shqipëria me energji të pastër, e vetmja në rajon që nuk përdor qymyrin
    10 hours ago
    Sot priten reshje bore
    10 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    1 year ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    1 year ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen në festën e publikimit të skenarit të ‘Barbie’
    1 hour ago
    Vogëlushja gjeniale vendos rekord botëror, lexon që në moshën dy vjeçare
    5 hours ago
    Ende e bukur dhe natyrale: Në moshën 66-vjeçare Michelle Pfeiffer mbetet sinonim i bukurisë
    6 hours ago
    Botohet libri ‘Gazmend Zajmi – një jetë për Kosovën’
    7 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    1 year ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    1 year ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    1 year ago
    Postimet e fundit
    ‘Çfarë është kjo miku im’ – Bëhet viral reagimi i Dakut pas hedhjes së shortit
    7 hours ago
    Kush janë katër grupet që komandojnë mbi Inteligjencën Artificiale?
    12 hours ago
    Meta shkatërron rrjetin e mijëra llogarive false
    1 day ago
    Kur do të vijë Youtube në Shqipëri?
    1 day ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    1 year ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    1 year ago
    Postimet e fundit
    As Ronaldo nuk pati një fillim të këtillë në Real – Bellingham thyen rekordin e radhës
    2 days ago
    U ribashkuan anëtarët e grupit “Destiny’s Child”
    5 days ago
    Gjithçka që duhet të dini për dietën ‘Sirtfood’
    3 days ago
    Cilat ushqime me myk mund t’i hani e cilat t’i përdorni?
    3 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    1 year ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    4 months ago
    Postimet e fundit
    Një nga destinacionet më të njohura turistike në Evropë miraton ‘rregulla të reja për jetën’
    6 hours ago
    Pse ia vlen me vizitu Romën, vendlindjen e Cezarit e qendrën e botës perendimore?
    2 days ago
    Singapori – qyteti më i sigurt në botë, por kujdes nëse shkelni rregullat e sjelljes
    2 days ago
    Vjena, qyteti i muzikës, artit dhe i muzeve të shumta
    3 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Albin Krasniqi, yll i ri nga Kosova që ka filluar të lë gjurmë në Zvicër
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Aa
  • Home
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Home » Albin Krasniqi, yll i ri nga Kosova që ka filluar të lë gjurmë në Zvicër
Lajme të miraSporti n'Katror

Albin Krasniqi, yll i ri nga Kosova që ka filluar të lë gjurmë në Zvicër

Last updated: 06/11/2023 4:26 PM
11 Shikime
Shpërndaje
Foto: Telegrafi
Shpërndaje

Thuajse çdo sezon në Superligën e Zvicrës del në pah një talent i madh shqiptar dhe këtë edicion ka filluar të lë gjurmë Albin Krasniqi.

Sulmuesi i talentuar nga Kosova, ka vetëm disa muaj që është te St Gallen, derisa në paraqitjen e tij të tretë në elitën e futbollit zviceran ka gjetur edhe golin.

20-vjeçari u inkuadrua nga banka rezervë në fitoren e St Gallen në udhëtim te Stade-Lausanne-Ouchy me rezultat të thellë 2-5.

Mundesh me e lexu edhe…

Edhe Komuna e Obiliqit do të fal borxhin e tatimit në pronë

Ishte minuta e 85-të e ndeshjes, kur Krasniqi u shërbye mirë nga Bastien Toma dhe realizoi për rezultatin përfundimtar.

- ADVERTISEMENT -
Foto: Telegrafi

Në një intervistë për Telegrafin, djaloshi me prejardhje nga Prishtina, por që ka lindur dhe është rritur në Zvicër flet për emocionet e golit, objektivat që ka dhe të ardhmen e tij.

“Jam shumë i lumtur që gjeta golin tim të parë në Superligë dhe vërtetë ishte një ndjenjë e papërshkrueshme. Para ndeshjes kam pasur ndjesinë se nëse do të luaja do të shënoja dhe intuita më dha të drejtë pasi gjeta golin dhe jam shumë i lumtur”, tha Krasniqi për Telegrafin.

Ndeshja ndaj Stade-Lausanne-Ouchy ishte e treta këtë edicion për sulmuesin e talentuar nga Kosova, derisa ai flet për mundësinë e dhënë.

“Çdo ndeshje e më shumë po marrë minuta më shumë dhe besimin e trajnerit. Me ndeshjen e djeshme i tregova trajnerit që ka një sulmues që di të bëj edhe gola. Jam i lumtur me hapësirat që kam pasi kemi konkurrencë të madhe në repartin ofensivë”.

“Gjithsesi mua si futbollist i ri më mbetet të punoj shumë dhe të kem edhe më shumë hapësira në ndeshjet e ardhshme në kampionat”, vazhdon tutje Albin Krasniqi.

- ADVERTISEMENT -

Krasniqi tutje tregon se objektivat që kishte që të debutonte në Superligë i ka arritur dhe thotë se tani çfarëdo që të vije është bonus.

“Realisht para fillimit të sezonit unë kam pasur synim që të debutoj me ekipin e parë dhe këtë e kam arritur, madje duke shënuar edhe gol”.

“Objektivat i kam të qarta, të luaj sa më shumë dhe të bëj gola e asistime për t’i ndihmuar skuadrës drejt arritjes së objektivave. Pasi i kam arritur të mijat, tani çkado që vije është bonus”, thotë Krasniqi duke qeshur.

Si rrallë herë më parë këtë edicion gara për titull në Superligën e Zvicrës është shumë e ashpër. Young Boys Bern është lider me 25 pikë, derisa St Gallen ka vetëm një pikë më pak në tabelë.

“Është një kampionat shumë interesant. Jemi në rrugë të mirë dhe jemi afër liderit. Në shtëpi nuk dimë për rezultate negative pasi nga gjashtë ndeshje kemi gjashtë fitore. Duhet të vazhdojmë me këtë ritëm dhe pse jo, mund të dalim edhe kampion nëse kemi vazhdimësi”, deklaroi Krasniqi.

- ADVERTISEMENT -

Te St Gallen janë një numër i madh i futbollistëve shqiptarë, ku përveç Albin Krasniqit luajnë edhe Betim Fazliu, Albert Vallci dhe Basiten Toma.

Krasniqi thotë se kalojnë kohë shumë të mirë së bashku, derisa ka fjalë të mëdha për Betim Fazlijin.

“Jemi katër shqiptarë dhe kalojmë kohë shumë të mirë së bashku si në stërvitje ashtu edhe jashtë saj”.

“Për mua Betimi është një vëlla i madh pasi më ka pritur jashtëzakonisht mirë kur kam kaluar në ekipin e parë. Ai më ka ndihmuar për gjithçka si brenda fushës ashtu edhe jashtë saj dhe jam shumë i lumtur që kam një shok të tillë”, tha Krasniqi.

Krejt në fund ai tha se është duke menduar fillimisht vetëm të bëhet një futbollist i rëndësishëm te St Gallen para se të mendoj për Kombëtaren.

“Aktualisht i gjithë fokusi im është te klubi ku duhet të punoj shumë për tu bërë një futbollist i rëndësishëm. Pas kësaj do të mendoj edhe për Kombëtaren së bashku me familjen dhe menaxherin”, përfundoi Krasniqi.

Talenti prishtinas e ka nisur karrierën te Akademia e Solothurn ku edhe ka lindur për të luajtur pastaj te të gjitha grupmoshat e Baselit para se t’i bashkohej St Gallenit në mars të këtij viti. /Katror.info

- ADVERTISEMENT -

Marrë nga Telegrafi.

Përcillni Katrorin edhe në rrjete sociale

Facebook, Instagram, TikTok, YouTube, X (Twitter), Threads

Përgatiti:

Reita Demi
  • Reita Demi
    https://katror.info/author/reita/
    The Weeknd po dhuron 2.5 milionë dollarë ushqime në Gaza
  • Reita Demi
    https://katror.info/author/reita/
    Shqipëria me energji të pastër, e vetmja në rajon që nuk përdor qymyrin
  • Reita Demi
    https://katror.info/author/reita/
    Sot priten reshje bore
  • Reita Demi
    https://katror.info/author/reita/
    Dua Lipa prapë beqare?

TAGGED: Albin Krasniqi, lajme të mira, Sporti n'Katror, top2
Reita Demi November 6, 2023 November 6, 2023
Shpërndaje
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Duran Duran e hap Festivalin Latitude 2024
Artikulli i ardhshëm Hani avokado për të jetuar shëndetshëm!

Mundesh me e lexu edhe...

KuriozitetLajme të mira

Shpresa të reja për trajtimin e sklerozës së shumëfishtë

10 Shikime
Life Style

Përfitimet e shumta nga ftoni ‘molla e artë e Homerit’

3 Shikime
Kuriozitet

Robotët e vegjël të gjallë të bërë nga qelizat njerëzore i befasuan shkencëtarët

11 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

Pages

Home
Kontakti

Kategoritë

Lajme te mira
Katrori YT
People
Viral
Fun
-Kuriozitet
-Life Style
Udhë
Shije

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

Facebook Like
Twitter Follow
Instagram Follow
Youtube Subscribe

Secured by  

 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë 10000


katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.
Gazetarë, profesionistë të web-it dhe social mediave punojnë me dashuri për me ju sjell Lajme të Mira çdo ditë :)
Qëllimi ynë kryesor është që të promovojmë sa më shumë sukseset e personave dhe shoqërisë ku ata jetojnë e që për lexuesit tanë përbën lajm të mirë!
© 2022 - katror.info


Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
Welcome Back