Albumi i 12-të i Eminemit po vjen së shpejti.
Reperi 51-vjeçar njoftoi lajmin e madh përpara paraqitjes së tij në Draft NFL 2024 të enjten mbrëma.
Eminem, emri i vërtetë: Marshall Mathers, publikoi gjithashtu një trailer në mediat sociale. Klipi tregon një reporter krimi që diskuton vdekjen e alter egos së Eminem, Slim Shady.
Albumi do të quhet “The Death of Slim Shady”, dhe do të publikohet në verën e vitit 2024.
Ky është publikimi i parë i madh muzikor i Eminemit që nga dalja e papritur e albumit “Music to Be Murdered By” në janar të vitit 2020./Katror.info