Banorët e Kalifornisë Jugore dynden në bregdet për të dëshmuar një fenomen natyror që bën që uji të shkëlqejë me ngjyrë të kaltër gjatë natës.
Ky fenomen quhet biolumineshencë. Ai përfaqëson dritën e emetuar nga qeniet e gjalla.
Në këtë rast bëhet fjalë për algat e quajtur fitoplankton. Ky fenomen quhet edhe lulëzimi i algave ose baticë e kuqe.
Eksperti i Institutit Scripps të Oqeanografisë Drew Lucas tha për CBS News se algat lulëzojnë në temperatura të ngrohta dhe kushte të qeta.
- ADVERTISEMENT -
Ky është lloji i motit që ka pasur Kalifornia jugore gjatë javëve të fundit./Katror.info