Pas zgjedhjes së Dimal Bashës në krye të Kuvendit të Kosovës, kanë nisur të vijnë reagimet e para nga përfaqësues ndërkombëtarë në vend.
Ndër të parët që kanë reaguar ka qenë Ambasada Gjermane në Prishtinë, e cila ka uruar Bashën për detyrën e re.
“Urime për Dimal Bashën, kryetarin e ri të Kuvendit të Kosovës. Shpresojmë që Kosova tani të mund të ecë përpara me formimin e institucioneve,” thuhet në reagimin zyrtar të Ambasadës në rrjetet sociale.
Zgjedhja e Bashës u bë pas më shumë se gjashtë muajsh bllokadë institucionale, gjatë së cilës nuk kishte arritur të zgjidhej kryetari i Kuvendit dhe si pasojë, as qeveria e re.
Basha u zgjodh në përpjekjen e 58-të dhe ishte i propozuari i pestë i Lëvizjes Vetëvendosje, me 73 vota për, përfshirë edhe disa vota nga opozita. /Katror.info