Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e sapoemëruar të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.
Gjatë takimit, të dy diplomatët diskutuan për zhvillimet aktuale politike në vend dhe rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme për progresin e Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
“Pata një shkëmbim të mirë mendimesh me ambasadorin e sapoemëruar të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph. Diskutuam zhvillimet aktuale politike dhe rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme për progresin e Kosovës në rrugën e saj të integrimit në BE, në dobi të të gjithë qytetarëve të saj,” shkroi Orav në rrjetin social “X”./Katror.info