Ana Naqe është sopranoja shqiptare, e cila po korr sukses jashtë kufijve tanë. Prej vitesh, ajo e ka ndërtuar jetën dhe karrierën në Belgjikë.
Aftësia vokale dhe interpretuese e kanë bërë Anën të rrëmbejë zemrat e publikut duke siguruar role të shumta në skenat belge dhe në shtete të tjera, si Spanja, Franca, etj.
Së fundmi artistja u nderua me cmimin “Award Silver Plate” nga festivali i filmit në Milano, “MIFF Awards XXI”. Bëhet fjalë për filmin “Bovary” ku Ana këndoi pjesë nga Lucia di Lammermoor.
Naqe ka lindur në Fier dhe si e vogël ka studiuar violinën, për të vazhduar rrugën drejt suksesit jashtë vendit në moshën 10- vjeçare. Pas audiocioneve të shumta në Belgjikë, ajo arriti sukses dhe të madh dhe sot zëri i saj njihet nëpër botë.