Gara unike e filmave të metrazhit të mesëm do të përmbyllet me premierën regjionale të filmit AND THE WIND WEEPS nga regjisorja Aulona Selmani.
Filmi flet për historinë e Dautit, një i mbijetuar i një masakre ku i ështe vrarë djali. Ai për 20 vite është pregatitur për letrën që do ta lexojë nësë një ditë do e thërrasin në Hagë për të dëshmuar për terrorin që kishte ndodhur atë ditë.
Djegia e kujtimeve bëhet akoma më e rëndë kur Dauti merr lajmin se vëllai i tij ka vdekur nga një sëmundje, duke e lënë Dautin si të vetmin dëshmitar të ngjarjes. Kujtesa e tij fillon ta tradhëtojë në detaje të rëndësishme të dëshmisë. Ai ndoshta nuk do arrijë të vëjë drejtësinë në vend për djalin e tij. Për vëllain e tij, për shokët e tij. A do e falin të vdekurit Dautin që ai i është nënshtruar harresës?
Filmi, nën regjinë dhe skenarin e Aulona Selmanit, vjen si premierë rajonale në PriFest. Producent i filmit është Lauro Jenni.
Kasta e aktorëve vjen me aktorët e Kosovës, si: Bislim Muçaj, Kumrije Hoxha, Armend Smajli, Afrim Muçaj, Ermal Sadiku.
Filmi i kaluar i regjisores Selmani ‘Si në vaj’ ishte fitues në edicionin e kaluar të PriFest.
Filmi do të shfaqet me datë 14 shtator 2024, në kino Armata, në bllokun e filmave të orës 17:00. PriFest mbahet nga data 10-15 shtator./Katror.info