Këtë të diel ia kemi kushtu dashurisë edhe nji kange klasike italiane.
- Kanga “L’appuntamento” apo në shqip “Takimi” është një kangë klasike e muzikës italiane që ka buru’ nga përkthimi në italisht i nji pjese muzikore braziliane të titulluar “Sentado à Beira do Caminho”.
Ndërsa “Sentado à Beira do Caminho” u shkrua nga vëllezërit Roberto Carlos dhe nga Erasmo Carlos.
- Kanga u lansua në maj të vitit 1969.
- Kënga mbërrin në Itali në versionin brazilian të luajtur nga Mina 1970 për albumin “Mina canta o Brasil” për t’u përshtatur më pas në italisht nga Bruno Lauzi.
- Hitet “L’appuntamento”, “Sentado à Beira do Caminho” dhe “Nuestro Encuentro” kanë të njëjtën muzikë dhe tekste të ngjashme në gjuhën italiane, portugeze dhe spanjolle.
- Kanga “L’appuntamento’ është pjesë e albumit të njëmbëdhjetë të tenorit italian Andrea Bocelli, i publikuar më 31 janar 2006, për sezonin e Ditës së Shën Valentinit.
Po cili është kuptimi i tekstit në italisht?
Teksti i këngës, në italisht, si në versionin origjinal, flet për një pritje të kotë të një gruaje që pranon të takohet me një burri, i cili megjithatë nuk do të shfaqet kurrë.
Protagonistja gjykon që në fillim të këngës një gabim që e ka pranuar atë ftesë por është e bindur njëkohësisht se në një jetë dashurie jo aq shumë me fat, edhe një gabim më tepër nuk do të çojë aq shumë peshë në jetën e saj.
Kanga në italisht është mirëpritur edhe nga Ornella Vanoni, e cila vendos ta incizojë që në vitin 1970 ku e prezanton në Ekspozitën Ndërkombëtare të Muzikës së Lehtë në Venecia, duke fituar çmimin “Gondola d’oro”.
Vikend t’këndshëm, vazhdojmë t’hanen./Katror.info