katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    KFOR zhvillon trajnim mjekësor për kujdes ndaj qenve K9
    16 hours ago
    Ambasadorët e BE-së dhe Gjermanisë diskutojnë për zhvillimet në Kosovë
    17 hours ago
    Galeria e Arteve në Prishtinë rikthehet pas dy dekadash
    17 hours ago
    Mulliri tradicional në Jasenovik rikthehet në funksion pas restaurimit
    17 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Filmi “ERA”- një kujtesë e fuqishme për vitet e ’90-ta në Kosovë
    14 hours ago
    E filluan me 3 kavanozë turshi, sot furnizojnë 30 pika të shitjes
    18 hours ago
    BQK nënshkruan Letrën e Qëllimit për projektin rajonal të pagesave të shpejta
    18 hours ago
    Osmani: Kosova po udhëheq në skenën globale të inovacionit dhe teknologjisë
    18 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Al Pacino dhe Robert De Niro në fushatë të përbashkët për herë të parë
    18 hours ago
    Rita Ora, fytyra e re e elegancës për “Armani Beauty”
    19 hours ago
    Naomi Watts nderohet me yll në Hollywood Walk of Fame
    2 days ago
    Më 21 Tetor, Opera e Kosovës sjell në skenë ‘María de Buenos Aires’ të Astor Piazzolla-s
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Çiklisti francez Aurelien Fontenoy thyen rekordin duke u ngjitur në Kullën Eiffel me biçikletë
    1 week ago
    OpenAI dhe AMD nënshkruajnë marrëveshje historike
    1 week ago
    OpenAI kap vlerën 500 miliardë dollarë
    2 weeks ago
    “Minus World” – Gabimi që shpërtheu imagjinatën e lojtarëve të Super Mario Bros
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Përfitimet shëndetësore nga konsumimi i kanellës në mbrëmje
    1 week ago
    5 ushqimet më të shëndetshme të vjeshtës
    2 weeks ago
    Kungulli i artë i vjeshtës, ja pse duhet ta konsumoni!
    2 weeks ago
    Portokalli si frut dhe veçoritë e tij
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Një perlë bregdetare në Maine që duhet vizituar këtë tetor
    3 days ago
    Ishulli mahnitës kanadez që nuk mund ta vizitosh
    3 days ago
    Muzetë e fshehur të Italisë në majat e Dolomiteve
    4 days ago
    Qyteti gjerman shpallet “Kryeqyteti Evropian i Gjelbër” për vitin 2027
    4 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Angelo Badalamenti i dha tingull misteriozitetit të David Lynch
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Angelo Badalamenti i dha tingull misteriozitetit të David Lynch

Last updated: 26/01/2025 9:45 AM
318 Shikime
Shpërndaje
Angelo Badalamenti dhe David Lynch

Kur në vitin 1986 David Lynch filloi të punonte në filmin Blue Velvet, triller që përzien tmerrin psikologjik me elemente të filmave noir, 1986, ai dëshironte që muzika e grupit Cocteau Twins ta shoqëronte atë.

Megjithatë, për shkak të kufizimeve financiare, një muzikant që dikur përdorte emrin Andy Badale (një pseudonim i Angelo Badalamentit) u thirr për të ndihmuar në departamentin e muzikës. Jo vetëm që ai asistoi aktoren Isabella Rossellini në realizimin e këngës fenomenale të Bobby Vinton, “Blue Velvet”, por bashkë-shkroi me Lynch këngën “Mysteries of Love”, e interpretuar nga zëri engjëllor i Julee Cruise.

Isabella Rossellini: Blue Velvet / Blue Star / Blue Velvet (reprise)

Kjo këngë do të shënonte një sukses tjetër për Cruise, sidomos me hitin e saj “Falling”, që u bë tema kryesore e serialit “Twin Peaks”.

Mundesh me e lexu edhe…

Badalementi bëri një kombinim të errët të kompozimit klasik dhe këngëve pop, të vjetra dhe moderne, që pasqyroi mjedisin e përjetshëm të filmit, të parashikuar nga regjisori David Lynch, si dhe atmosferën shqetësuese neo-noir.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kolona zanore është shquar për përzgjedhjet të larmishme muzikore. Një tipar i spikatur stilistik është përdorimi jokonvencional i këngëve pop të cilësisë së lartë, si “Blue Velvet” e Bobby Vinton dhe “In Dreams” e Roy Orbison, të cilat kombinohen me një partiturë orkestrale.

Mysteries of Love (From David Lynch’s “Blue Velvet” – OST by Angelo Badalamenti)

Partitura e Badalamentit aludon në Simfoninë e 15-të të Shostakovich, të cilën regjisori Lynch e kishte dëgjuar shpesh gjatë shkrimit të skenarit.

Puna është se Badalamenti nuk ka aplikuar kurrë për punën e kompozitorit për “Blue Velvet”. Ai ishte punësuar si mbikëqyrës i muzikës së filmit, si dhe si pianist dhe trajner vokal për Isabella Rossellini. (Ai luajti pianistin në klubin ku performon personazhi i Rossellinit, Dorothy Vallens.)

David Lynch jo vetëm që u magjeps nga Angelo Badalamenti, por në atë moment gjeti bashkëpunëtorin e tij të ri muzikor, i cili do të shoqëronte krijimtarinë e tij deri në filmin Mulholland Drive. Mund të thuhet se rëndësia e muzikës së Angelo Badalamentit për filmat e David Lynch-it ishte po aq e madhe sa pesha e Ennio Morricone-s për filmat e Sergio Leone-s, ose e Hans Zimmer-it për filmat e Christopher Nolan-it.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Badalamenti kishte filluar karrierën muzikore që në moshë të re, duke punuar me këngëtare të njohura si Nancy Wilson dhe Nina Simone. Ai u përfshi në muzikën për filma si Gordon’s War (1973) dhe Law and Disorder (1974). Pasi bashkëpunoi me Lynch, karriera e tij mori hov, duke e bërë të kërkuar nga regjisorë si Joel Schumacher, Danny Boyle, Jean-Pierre Jeunet, Jane Campion dhe Paul Schrader. Stili i tij, me një ndjeshmëri unike që kombinonte çelësa të ngadaltë melankolikë dhe elemente të xhazit, ishte menjëherë i dallueshëm.

Nga mësimet e tij të para në piano në moshën tetëvjeçare deri te kënga që ai e quajti themelin e gjithçkaje që do të arrinte – kënga e vitit 1923 nga Irving Berlin, What’ll I Do – Badalamenti ndërtoi një trashëgimi të pasur.

Angelo Badalamenti u shqua si një nga kompozitorët më unikë të shekullit të 20-të, duke krijuar një nga partneritetet më të rëndësishme krijuese të kohës sonë. Tingulli dhe vizioni i tij absolut u kthyen në një “rrahje zemre” për filmat e David Lynch.

Angelo Daniel Badalamenti lindi më 22 mars 1937, në Brooklyn, në familje me origjinë Italiane. Badalamenti filloi të merrte mësime për piano që në moshën tetëvjeçare. Gjatë adoleshencës, aftësitë e tij në piano i siguruan një punë verore si shoqërues i këngëtarëve në vendpushimet e maleve Catskill.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Pas përfundimit të shkollës së mesme, ai u regjistrua në Shkollën e Muzikës Eastman në Universitetin e Rochester, por pas dy vitesh u transferua në Shkollën e Muzikës në Manhattan. Aty fitoi një diplomë bachelor në vitin 1958 dhe një diplomë master në vitin 1959.

Në atë periudhë, ai filloi të kompozonte pjesë muzikore në stilin e Kurt Weill-it, kompozitor amerikan me origjinë gjermane, i cili krijoi një lloj opere revolucionare me satirë të mprehtë sociale, në bashkëpunim me shkrimtarin Bertolt Brecht e që shënon një mënyrë të re kur kompozitorët  bashkëpunojnë me skenaristët apo regjisorët.

Angelo Badalamenti, 2015 | Foto: Getty Images

Puna e tij e parë në kinematografi ishte për filmin Gordon’s War në vitin 1973. Vitin pasues, ai krijoi muzikën për dramën kriminale “Law and Disorder”, më pas u fokusua në projekte të tjera për një dekadë, deri sa mori një telefonatë nga David Lynch.

Në vitin 2005, Lynch foli me Brian Wise të “The Times” për procesin e tij krijues me Badalamentin.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Unë ulem me Angelo-n dhe diskutoj me të për një skenë, dhe ai fillon t’i japë jetë këtyre fjalëve në piano,” tha Lynch. “Ndonjëherë ne mblidhemi dhe krijojmë ide në piano, dhe, para se të kuptonim, ato nota na çonin drejt konceptit për një skenë ose një personazh.”

Ndërsa në vitin 2015, Badalamenti foli me Yelena Deyneko të revistës “Spirit & Flesh” për mënyrën se si ai kompozoi disa nga muzikat e hershme për “Twin Peaks.” Lynch ulej pranë tij në tastierë dhe fillonte të përshkruante gjendjen shpirtërore dhe vizionin krijues për shfaqjen e tij, ndërsa Badalamenti improvizonte bazuar në atë që ai drejtonte.

“Notat sapo dolën,” kujton Badalamenti. “Dhe David ishte i shtangur, ashtu si unë. Flokët në krahët e tij u ngritën dhe ai kishte lot në sytë e tij: ‘Unë shoh “Twin Peaks.” E mora.’ I thashë: ‘Do të shkoj në shtëpi dhe do ta punoj.’ ‘Punon?! Mos ndrysho asnjë notë.’ Dhe, sigurisht, që nuk bëra kurrë asnjë ndryshim nga përshkrimet e tij.”

Ndërsa seriali “Twin Peaks” njihet zakonisht për stilin e tij të veçantë estetik, atmosferën magjepsëse dhe disponimin e tij misterioz bizar e shpesh të frikshëm, një aspekt thelbësor që kontribuoi në botën unike të kësaj serie ishte muzika. Partitura e Angelo Badalamentit për “Twin Peaks” ishte një nga kolonat zanore më ikonike të televizionit, duke ofruar një arratisje eterike në botën imagjinare të David Lynch. Ajo muzikë tani mbart me vete një ndjenjë nostalgjie. Me publikimin e albumit, kolona zanore nga Twin Peaks u vendos në disa lista ndërkombëtare duke përfshirë top 10 në Norvegji, Suedi, Australi dhe Holandë – dhe “Twin Peaks Theme” mori çmimin për Performancën më të Mirë Instrumentale Pop në Çmimet e 33-të Vjetore Grammy.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Disa këngë të kolonës zanore u testuan shumë herë, një shembull i famshëm është “Laura Palmer’s Theme”, e cila u provua në Woodtick Mix të këngës “Go” nga Moby.

Angelo Badalamenti explains how he wrote Laura Palmer’s Theme

Kënga “Falling” nga kolona zanore e kënduar nga Julee Cruise u rendit në klasifikimet muzikore në 15 vende të ndryshme në botë midis viteve 1990 dhe 1992. Në vitin 2010, Pitchfork Media e vendosi “Falling” në vendin e 146-të në listën e tyre të “200 këngëve më të mira të vitit 1990”. Ndërkohë, NME e rendit këngën në vendin e 38-të në renditjen e tyre “100 këngët më të mira të vitit 1990” në vitin 2012. Në vitin 1993, Badalamenti dhe Lynch krijuan albumin “The Voice of Love” (Zëri për dashuri) për Cruise, i cili përfshinte disa këngë nga seriali Twin Peaks.

Gjithashtu, po në vitin 1993, ai bashkëpunoi me grupin thrash metal Anthrax në këngën “Black Lodge,” (Lozha e Zezë) të frymëzuar nga Twin Peaks, pjesë e albumit “Sound of White Noise” (Tingulli i Zhurmës së Bardhë).

Seriali përfaqësonte një moment monumental në historinë e televizionit dhe tërhoqi një gamë të gjerë fansash, duke përfshirë David Bowie, Moby, madje edhe udhëheqësin sovjetik Mikhail Gorbachev.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Thashethemet tregojnë se Gorbachev ishte aq i dashuruar me shfaqjen, sa kontaktoi homologun e tij amerikan, George H.W. Bush, duke pyetur nëse mund të zbulonte se kush e vrau Laura Palmer. Besueshmëria e këtij momenti të pazakontë mbetet një çështje debati, por vetë ekzistenca e një thashethemi të tillë dëshmon për entuziazmin e jashtëzakonshëm që qarkulloi rreth këtij seriali në vitin 1990. Një gjë është e sigurt: Amerika qe mbushur me fanella që mbanin mbishkrimin “I killed Laura Palmer” (Unë e vrava Laura Palmerin).

Në Filmin “Lost Highway, David Lynch dhe Angelo Badalamenti, kanë krijuar disa nga skenat më të padurueshme intensive të dhunës psikologjike dhe të vetëhulumtimit të brendshëm, duke përdorur një aftësi të jashtëzakonshme për t’i kthyer këto elemente në aspekte artistike.

Angelo Badalamenti me kolonën zanore ilustron mekanizmin e pakënaqësisë dhe të frikës.

Kolona zanore e filmit Mulholland Drive i solli Badalamentit, nominime për çmime nga Instituti Amerikan i Filmit (AFI) dhe Akademia Britanike e Arteve të Filmit dhe Televizionit (BAFTA).

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Muzika nga ky film konsiderohet si muzika ogurzeze e Badalamentit dhe “më e errëta e tij deri më tani.”

Badalamenti gjatë karrierës së tij bashkëpunoi me kantautorë të ndryshëm. Në vitin 1964, ai kontribuoi në Beatlemania, duke aranzhuar, drejtuar dhe bashkë-shkruar një këngë të re për Krishtlindje, “Santa, Bring Me Ringo” ( Santa ma sjellë Ringo) duke aluduar në bateristin e Beatles, e interpretuar nga Christine Hunter.

Badalamenti shkroi këngë edhe për Nina Simone dhe Shirley Bassey. Në vitin 1967, ai krijoi këngën “I Hold No Grudge” (Unë nuk mbaj mëri) për albumin e Simones “High Priestess of Soul” (Predikuesja e lartë e shpirtit).

Në vitin 1968, ai dhe Sammy Cahn bashkë-shkruan “I’ve Been Loved” (Kam qenë i dashuruar) për albumin e Basseyt “This Is My Life” (Kjo është jeta ime) dhe “Face It, Girl, It’s Over” (Përballoje, vajzë, ka mbaruar) 1968, interpretuar nga Nancy Wilson.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në vitin 1987, ai bashkëpunoi me dyshen britanike sint-pop Pet Shop Boys, duke orkestruar “It Couldn’t Happen Here” (Nuk mund të ndodhte këtu). Gjithashtu, ai aranzhoi dy këngë nga albumi i tyre i vitit 1990, “Behaviour” (Sjellja).

Badalamenti aranzhoi këngë për artistë si Dusty Springfield dhe Paul McCartney. Në vitin 1989, ai realizoi aranzhimin e këngës së Springfield “Nothing Has Been Proved” (Asgjë nuk ishte e dëshmuar), e shkruar nga Pet Shop Boys.

Në vitin 1995, Badalamenti kompozoi, orkestroi dhe prodhoi albumin “A Secret Life” (Jeta sekrete) të Mariane Faithfull. Në vitin 1996, ai bashkëpunoi me Tim Booth nën emrin Booth and the Bad Angel, së bashku publikuan albumin e tyre të parë me të njëjtin titull, nën etiketën Mercury.

Në vitin 2000, ai punoi me grupin Orbital në këngën “Beached” për filmin “The Beach” (Plazhi) me Leonardo Di Caprio.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
A Foggy Day (In London Town) (1998) David Bowie, Angelo Badalamenti + lyrics

Në vitin 2004, ai kompozoi kolonën zanore të filmit “Evilenko”, duke bashkëpunuar me Dolores O’Riordan nga grupi The Cranberries, e cila interpretoi temën kryesore dhe me të cilën vazhdoi të krijonte muzikë. Badalamenti kompozoi disa nga partiturat për ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Verore 1992 në Barcelonë.

Në vitin 1998, Badalamenti regjistroi “A Foggy Day In London” (Një ditë me mjegull në qytetin e Londrës) me David Bowie për albumin përmbledhës të Red Hot Organization, Red Hot + Rhapsody, kontribut për kompozitorin George Gershwin që kishte si qëllim mbledhjen e fondeve për bamirësi të ndryshme, të dedikuara rritjes së ndërgjegjësimit për SIDA-n dhe luftimit të kësaj sëmundjeje. Badalamenti regjistroi një version demo të këngës, i cili iu dërgua disa këngëtarëve të mundshëm. Bowie ishte i pari që u përgjigj, duke ia kaluar Bono-s nga U2 në këtë sfidë. Thuhet se performanca e Bowie-t u regjistrua në një regjistrim të vetëm.

Sipas portalit “The Bowie Bible”, Angelo Badalamenti shpjegon se si David Bowie ia mori këngën Bonos para syve.

“Ndodhesha në studion e regjistrimit Edison në 46th Street, ku po punoja për albumin tim të shkruar së bashku me Tim Booth nga grupi James. Gjatë regjistrimit të orkestrës, bie telefoni. Inxhinieri më thotë: “Angelo, është një telefonatë për ty.” “Kush është?” – e pyeta.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Është David Bowie,” më tha ai.

David më tha: “Angelo, sapo dëgjova këtë këngë. Është fantastike! Kjo këngë është për mua. Më lejo të bëj vokalin për të, të lutem.”

I thashë: “Epo, David, e njoh stilin tënd. Të them të drejtën, ti je ndoshta i vetmi që mund t’i japësh kuptim kësaj kënge. Mund të të imagjinoj duke sjellë një tingull të errët. E ke!”

Të nesërmen, rreth orës 7 të mëngjesit, isha në shtëpi kur bie telefoni sërish. Në anën tjetër të linjës dëgjoja një zhurmë të lehtë dhe një zë që thoshte:

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Angelo! Angelo!”, “Po, kush është?” – pyeta i habitur.

“Jam Bono! Jam në makinë, në Irlandë. Sapo dëgjova këtë këngë. Kam shumë angazhime – jam në turne, po punoj për një album me grupin dhe kam dhjetë mijë gjëra për të bërë. Por, të lutem, a mund të jem unë këngëtari i kësaj kënge?”

I thashë: “Bono, do të ishte fantastike… por, mbrëmë, u aranzhova me Bowie.”

Bono qeshi dhe tha: “Epo, edhe ai këndon mirë…”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Badalamenti ka marrë çmimin për arritje jetësore në World Soundtrack Awards më 18 tetor 2008, në Gent, Belgjikë. Atë natë, ai performoi një koncert në piano me orkestrën e Filarmonisë së Brukselit, drejtuar nga Dirk Brossé, me Siouxsie Sioux dhe Beth Rowley në vokale. Koncerti, që përfshinte të gjithë karrierën e tij me një përzgjedhje këngësh, u transmetua në televizionin belg.

Më 23 korrik 2011, Shoqata Amerikane e Kompozitorëve, Autorëve dhe Botuesve i dha Badalamentit çmimin Henry Mancini për arritjet e tij në muzikën e filmit dhe televizionit.

Ringjallja e vitit 2017 e serialit televiziv Twin Peaks shënoi vazhdimin e bashkëpunimit të Badalamentit me Lynch. Partitura përmban kompozime të reja nga Badalamenti, si dhe materiale nga partitura origjinale.

Angelo Badalamenti ndërroi jetë nga shkaqe natyrore në shtëpinë e tij në Lincoln Park, New Jersey, më 11 dhjetor 2022, në moshën 85-vjeçare. David Lynch ndërroi jetë më 20 janar të këtij viti si pasojë e emfizemës. Me humbjen e këtyre dy krijuesve, përfundoi një epokë estetike e filimit dhe muzikës që shënoi vitet ’80, ’90 dhe 2000. Kjo periudhë na mësoi jo vetëm si të shikonim, por edhe si të dëgjonim të fshehtën në film. Ennio Morricone ishte mjeshtër i suspensit, Hanz Zimmer i epikes, Badalamenti ishte pa dyshim mjeshtër i misterit./Katror.info

Përgatiti:

Mahir Elshani
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Tingujt e lirisë, udhëtimi, kontributi dhe trashëgimia muzikore e popullit rom
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Nga proto punku deri te grunge, trashëgimia e pashueshme e Iggy Pop
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Nga tingujt në mision: Katrori dhe muzika rock
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Allen Ginsberg, poezia dhe ritmi i revolucionit nga beat, punk deri te opera
TAGGED:Angelo BadalamentiBlue VelvetDavid LynchHans ZimmerJulee CruisemisteriozitetimuzikepeopleSergio LeonetopTophomeTwin Peaks

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Çka pritet nga Peter Sorensen në dialogun Kosovë-Serbi?
Artikulli i ardhshëm Ku evoluan për herë të parë dinosaurët? Shkencëtarët kanë një përgjigje

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Al Pacino dhe Robert De Niro në fushatë të përbashkët për herë të parë

15 Shikime
People

Rita Ora, fytyra e re e elegancës për “Armani Beauty”

22 Shikime
People

Naomi Watts nderohet me yll në Hollywood Walk of Fame

16 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?