Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” së bashku me Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore nga Shqipëria organizojnë koncert festiv që shënon ditën e pavarsisë të Republikës së Kosovës.
Kështu njofton Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe i Valleve ‘Shota’, përmes një postimi në Facebook.
”Koncerti është i pasuruar me shumë këngë dhe valle të bukura shqipe dhe mbahet në Obiliq në Shtëpinë e Kulturës “Xhavit Haziri” me 16.02.2024 duke filluar nga ora 20:00”, thuhet në njoftim.
Koncerti fillon në ora 20:00. /Katror.info