Apple prezantoi serinë e iPhone 15 javën e kaluar, pas së cilës filloi të pranojë porositë paraprake në mbi 40 vende të botës. Megjithatë, kompania u përball me një problem.
Para-porositë filluan më 15 shtator dhe modelet e reja të iPhone duhet të fillojnë të dërgohen më 22 shtator. Megjithatë, kërkesa duket të jetë aq e lartë sa që disa vende pritet të përjetojnë vonesa të konsiderueshme në dorëzim.
Modeli më i fuqishëm, iPhone 15 Pro Max, mesa duket ka pasur më shumë kërkesë dhe pritet të përjetojë vonesat më të mëdha. Transporti pritet të vonohet me gjashtë deri në tetë javë në varësi të gjendjes, sipas analistit Mark Gurman, shkruan Katror.info.
Gurman thotë se dorëzimi i iPhone 15 Pro Max është shtyrë deri në tetë javë në Indi, deri në 6-7 javë në Kinë dhe Kanada dhe deri në 7-8 javë në Britani.
Në disa tregje, dorëzimi i modeleve iPhone 15 dhe iPhone 15 Plus është shtyrë deri në dy javë./Katror.info