Sipas një raporti të ri, Apple, aktualisht është e zënë duke eksploruar mënyra për të sjellë Touch ID (i njohur edhe si një skaner gjurmësh gishtash nëse nuk jetoni në botën e Apple) në orët e saj. Kjo do të vijë vitin e ardhshëm, ndoshta më së shpejti, pra me sa duket në Apple Watch Ultra 4. Megjithatë, siç bëhet e ditur më tej, ideja ka shumë të ngjarë të jetë ende në fazën e prototipit, përcjell TAR.
Prandaj, asnjë nga orët që do të dalin këtë vit nuk do ta ketë këtë veçori. Orët e Apple do të ridizajnohen shumë vitin e ardhshëm dhe kjo mund të përputhet plotësisht me këtë. Modelet e vitit 2026 mund të kenë gjithashtu një procesor të ri. Apple po zhvillon sistemin e saj të ri operativ me emrin e koduar “Charismatic”, sipas Mark Gurman të Bloomberg.
Me shumë mundësi bëhet fjalë për sistemin operativ “homeOS”, për të cilin është spekuluar për një kohë të gjatë. Gurman tha se qendra e re e Apple për shtëpi inteligjente dhe roboti i desktopit do të mbërrijnë në vitin 2026 dhe 2027 dhe do të përdorin sistemin e ri operativ.
Ai shtoi se platforma e softuerit do të kombinojë elemente të tvOS dhe watchOS dhe pritet gjithashtu një rrjet gjashtëkëndor aplikacionesh, njësoj si në Apple Watch. Platforma do të ketë mbështetje për shumë përdorues, sipas Gurman. Përdoruesit do të bashkëveprojnë kryesisht me të duke përdorur komanda zanore për asistentin Siri, por prekja do të jetë gjithashtu një opsion. /Katror.info