katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Distria siguron gjysmëfinalen në Botërorin e xhudos
    6 hours ago
    Dhuro gjak- shpëto jetë në Ditën Botërore të Dhurimit të Gjakut
    10 hours ago
    Doganat e Ballkanit Perëndimor dhe BE riafirmojnë bashkëpunimin për tregti pa pengesa
    11 hours ago
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
    4 days ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Distria Krasniqi, nënkampione e botës në xhudo
    1 hour ago
    Nga një aksion i Microsoft në moshën 16-vjeçare te menaxhimi i milionave – Rrëfimi i Endrit Çelës
    9 hours ago
    Distria e kërkon në Budapest medaljen që i mungon
    13 hours ago
    Turizmi në rritje: ASK flet për më shumë vizitorë gjatë vitit 2024
    11 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Distria Krasniqi, nënkampione e botës në xhudo
    1 hour ago
    Rexhepagiqi i kthehet skenës më 19 korrik, shënon lansimin e albumit të ri
    13 hours ago
    Dua Lipa: Do të doja shumë të kisha fëmijë një ditë
    1 day ago
    Dua Lipa konfirmon fejesën me aktorin Callum Turner
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
    1 day ago
    Të rinjve, ChatGPT po ua zëvendëson edhe psikologun
    3 days ago
    A duhet të investoni tani në kriptovaluta?
    5 days ago
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    1 week ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    A e mbron kafeja mëlçinë nga prekja e sëmundjeve?
    1 day ago
    Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës
    2 days ago
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    1 week ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    1 week ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    9 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Getaway Magazine: Shqipëria, vendi sekret i Mesdheut ku çdo përvojë ka shijen e një zbulimi
    3 days ago
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    1 week ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    2 weeks ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Arben Llapashtica, fotografi që synon ngritjen e imazhit të Kosovës përmes fotografive
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Arben Llapashtica, fotografi që synon ngritjen e imazhit të Kosovës përmes fotografive

Last updated: 14/12/2024 8:42 AM
148 Shikime
Shpërndaje
Foto: Arben Llapashtica/Facebook

Nëpërmjet fotografive, Arben Llapashtica ka arritur të shfaqë një Kosovë tjetër para nesh dhe botës. Ka arritur të sjellë në vëmendje edhe vendet e harruara, por që bartin histori të rëndësishme të vendit.

I shpërblyer me dhjetëra herë për fotot e tij, të cilat janë ekspozuar edhe ndërkombëtarisht, fotot e Arbenit kanë shërbyer si mesazh dhe perceptim më real për Kosovën, që në të shumtën e rasteve perceptohet si një vend i dalë nga lufta, i shkatërruar, ndërsa bukuritë natyrore pothuajse nuk vihen në dukje fare.

“Më herët nëse ke klikuar në Google, për shembull, Kosovo, zakonisht janë shfaqur imazhe jo edhe të  mira për Kosovën, domethënë nuk kanë qenë reale. Faktikisht një kohë të gjatë jam edhe njëfarë lloj kontribuesi i enciklopedisë së lirë Wikipedia edhe aty gjithë sa herë kam pasë mundësi kam ngarku fotografi edhe tash është pak më ndryshe, falë edhe fotografëve, videografëve, po edhe kontribuuesve që është i lirë aty me kontribu me artikuj, imazhi i Kosovës është pak më i mirë sesa qysh ka qenë para disa viteve, shprehet fotografi, fotot e të cilit zënë vend në institucione të ndryshme të Kosovës.

Mundesh me e lexu edhe…

Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’

“Mundem me thanë që jam i nderum që në shumicën edhe të Ambasadave të Kosovës që janë nëpër botë, janë kryesisht të ekspozume dhe fotografitë e mia dhe mundohem në çdo rast me e tregu këtë imazhin e Kosovës real se çfarë është, edhe për me ndërru atë perceptimin se këtu ka edhe më mirë sesa fotot që i keni pa joreale ma herët.’’

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Arben Llapashtica | Foto: Katror Media

Arbeni na e tregon historinë e tij frymëzuese për transformimin e tij nga një kameraman shumëvjeçar në një fotograf pasionant dhe aktivist. I rritur në një kohë sfiduese për Kosovën, filloi karrierën e tij si kameraman në vitet e pasluftës, duke dokumentuar ngjarjet e përditshme me përkushtim dhe ndjeshmëri.

Por, pasioni i tij për kapjen e momenteve unike e shtyu drejt fotografisë, ku gjeti mediumin e tij ideal për të treguar histori, për të pasqyruar realitetin kosovar dhe për ta promovuar vendin.

Prishtina | Foto: Arben Llapashtica

“Si kameraman mundem me thanë që në shumicën e proceseve që ka kaluar Kosova, kam qenë prezent. Disa kanë qenë të këndshme, disa kanë qenë të mundimshme, po është dashtë me qenë aty, me i përshkruajt ngjarjet me video. (Sot) nuk mundem me ditë hala çfarë fotografi jam, po e di që ato që më pëlqen me i pa, ato vendet, ato hapësinat, ato edhe dominojnë kryesisht te fotografitë e mia. Janë kryesisht fotografi më spontane edhe dominojnë kryesisht fotografitë e trashëgimisë kulturore, hapësirat e braktisura, më lanë përshtypje shumë zanatet e vjetra edhe kështu.”

Përmes fotografive të tij ai ka sjellë në vëmendje edhe vendet e harruara, apo atraksione që as vendasit nuk e kanë ditur se ekzistojnë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Kisha e Shën Pjetrit, Stantërg | Foto: Arben Llapashtica

“Po e di që edhe vendet që i kam kapë që janë shumë në periferi të Prishtinës ndoshta ka shumë njerëz që s’i kanë vizitu deri në ato momente. Ose kisha veçu më ra ndërmend në këto momente një shpellë te Gjakova, që është vetëm 10 minuta prej Gjakovës. Në Shpellën e Kusarit, nuk kishin qenë as gjakovarët me vizitu se nuk e nuk e kishin ditë për atë atraksion.”

Arbeni gjithashtu nuk ka lënë anash as anën sociale të shoqërisë si dhe jetesën e përditshme të njerëzve në nevojë.

“Ka edhe momente të ndjeshme që kam, ndoshta qëllimi ka qenë me iu ndihmu edhe familjeve të varfëra ose fëmijëve, për çka ndoshta edhe i kemi dëmtu në këtë formë. Por, e di që ka ndiku edhe për mirë, janë marrë iniciativa edhe për me ia rregullu edhe mirëqenien edhe ata me pas jetën më të lehtë.”

Ai është kudo ku shoqëria ka nevojë të shpërfaq diçka përmes fotografive. E tillë ishte edhe ekspozita e fundit ‘’Gratë Udhëheqëse në Fokus’’, që u mbajt për “Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore,” me fotografitë e tij.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Eliza Hoxha | Foto: Katror Media

Eliza Hoxha, kuratore e kësaj ekspozite të përbashkët, foli për të me fjalë të veçanta.

“Arbeni është më së pari një fotograf fenomenal. E çmoj shumë punën e tij në mënyrën se si i percepton edhe peizazhet, edhe njerëzit dhe si e nxjerr karakterin e tyre jashtë. Po në të njëjtën kohë edhe është person me të cilin punoj edhe komunikoj shumë lehtë edhe e vlerësoj punën e tij dhe jam shumë me fat që e kemi punu këtë projekt bashkë, vazhdoj me mendu që kemi vazhdu tutje për me zgjeru projektin,” shprehet Hoxha.

Me punën e tij, Llapashtica  nuk bën thjesht fotografi, por ndërton edhe histori vizuale që flasin më shumë se fjalët. Së fundi, copëza Kosove, siç shprehet ai shfaqi edhe në Amerikën Latine, me ekspozitën e tij, dhe jo vetëm kaq.

“Tash sa jam kthyer prej një udhëtimi pak më të largët, në Amerikën e Mesme ose Latine, që janë shumica e vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën. Kam pasur rastin me i pas dy ekspozita: në El Salvador, aty ka qenë një koncert me tenorin e mirënjohur Ramë Lahaj dhe ka qenë edhe ekspozita ime. Ajo ekspozitë është mbajtur me rastin e 10 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike me El Salvadorin, mandej e shfrytëzuam rastin”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Pata ekspozita edhe në Kolumbi, në Bogota e aty është hapë Ambasada e Kosovës për herë të parë. Edhe aty në hapje solemne jam përpjekë me dërgu edhe aty një copëz Kosove me fotografi, që janë kryesisht bukuri natyrore, trashëgimi kulturore. Madje edhe ketë tolerancën fetare që e kemi këtu, se edhe ato fotografi dominojnë kryesisht te unë, edhe janë fotografi kështu të përgjithshme, po sa më pas vizitorët aty njëfarë forme, sa me perceptu se sa vend i pasur ne jemi në këtë aspekt,” thotë Llapashtica.

Përmes ekspozitave të tij, Llapashtica po kontribuon në krijimin e një gjuhe universale, e që sipas tij nuk është fare e lehtë.

“Unë kryesisht jam aktiv, domethënë gjithë jam me kamerë në dorë, gjithë e kam çantën me vete, gati se s’po di me ecë pa çantë. Më është bërë pjesë e shpinës, natyrisht ka edhe sfidat e veta dhe zakonisht me më pyet se a mundet ndoshta një fotograf me mbijetu në Kosovë, e kam pak vështirë me thanë që po, domethanë është pak problem me këto standardet edhe me këto inflacionet, që janë duke u bë gjithçka shtrenjtë se edhe pajisjet janë vetë shtrenjtë, e kam vështirë me thanë që mundemi mbijetu në Kosovë.”

“Por, sidoqoftë unë po shoh shumë kolegë të mi fotografë që janë shumë aktivë dhe shumë po kapin momente kryesisht për me ngritë këtë imazhin e Kosovës. Më herët e mbaj mend kur kam fillu si kameraman në televizion pas luftës, shumë pak ka pas fotografë, kemi mujt me i numëru në gishta, tash është njëfarë forme shekulli i fotografisë, çdo të dytin, tretin, e sheh me kamerë qoftë edhe me telefon, se fundi i fundit nuk ka edhe rëndësi shumë edhe pajisja me çfarë i kap momentet po po vërej që shumica e kolegëve të mi fotografë janë aktivë dhe po ngrisin imazhin e Kosovës me aq sa kanë mundësi.’’

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Verë n’dimër, Prishtinë | Foto: Arben Llapashtica

Ai beson se çdo imazh ka fuqinë për të ndryshuar perceptimin dhe për të ndërtuar lidhje midis kulturave dhe njerëzve, por sipas tij, këtë lloj arti nuk mund ta masësh me para, por me ndikimin që ka tek njerëzit.

‘’Po me qenë aktiv, domethënë jo çdo herë me i llogarit mjetet, e di që nuk është lehtë, po sidoqoftë me kap sa më shumë imazhe, po edhe mos me i ruajt  vetëm për vete, por me i shpërnda, me i pa edhe njerëzit tjerë edhe jashtë kufijve normal edhe vetëm në këtë mënyrë e ngrisim imazhin e Kosovës.’’

Me mbi dy dekata karrierë të paraqitjes së realitetit, Arben Llapashtica, fotografinë e sheh si një kapje momenti sepse siç thotë shprehja e njohur “Fotografia flet sa një mijë fjalë!”/Katror.info

Edicionin #72 të plotë e gjeni këtu!🙂

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    A është e sigurt ngrënja e frutave në të cilat keni gjetur krimba?
TAGGED:Arben LlapashticaFotografimazhKosovaLajme te miratopTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Çipi i ri elektronik mund të përdoret për trajtimin e Apnesë së gjumit
Artikulli i ardhshëm Galaksia ‘Dritat e Krishtlindjeve’ zbulon si u formua Universi

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të miraPeopleSporti n'Katror

Distria Krasniqi, nënkampione e botës në xhudo

5 Shikime
Lajme të mira

Nga një aksion i Microsoft në moshën 16-vjeçare te menaxhimi i milionave – Rrëfimi i Endrit Çelës

11 Shikime
Lajme të miraSporti n'Katror

Distria e kërkon në Budapest medaljen që i mungon

21 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?