Rekorderja Arbnora Fejza Idrizi, e cila me realizimin e mozaikut më të madh origami në botë, flamurin e Kosovës, që hyri në librin e rekordeve botërore Guiness, sot synon që ta thyej këtë rekord.
Ajo, rekordin personal do të tentojë ta thyej duke e krijuar mozaikun më të madh origami me flamurin kombëtar, transmeton Klankosova.tv.
Ajo pati realizuar në Skenderaj, flamurin e Kosovës, të madh mbi 1,200 metra katrorë.
Ngjarja do të organizohet në Palestrën e Sporteve “Ilaz Kodra” në Skenderaj nga ora 11:00 deri në ora 16:00./Katror.info