Klubi i pingpongut Priping sot organizoi turneun e dytë të pingpongut për bizneset kosovare, ku u zhvilluan dhjetëra ndeshje atraktive mes bizneseve të ndryshme.
Turneu PPBT 2, filloi në ora 10:00, me një fjalim rasti nga organizatori i turneut, njëherit kryetar i klubit të pingpongut Priping, z.Kastriot Orana, i cili iu uroj mirëseardhje bizneseve në sallën e pingpongut dhe ju dëshiroi suksese në këtë turne.
Faza e parë e turneut u zhvillua në grupe, ku kishte ndeshje shumë të balancuara, dhe shumica e ndeshjeve përfunduan me rezultat të ngushtë 3:2, ku nga secili grup kaluan nga dy biznese në fazën e dytë.
Në gjysmëfinalen e parë u takuan eConnect dhe Art n’Flok ku triumfoi kompania eConnect, ndërsa në gjysmëfinalen e dytë u ndesh Archipoints Group me avokatët nga RPHS Laë, ku triumfuan arkitektët për të vazhduar në finale.
Në finale u takuan eConnect the Archipoints, ku të dyja kompanitë kane garuar edhe në turneun e parë të bizneseve, dhe përvoja e tyre bëri që ndeshja të jetë shumë e barabartë me poena.
Në fund ndeshja përfundoi me rezultat 3 me 1 në favor të Archipoints Group.
Ndërsa ndeshja për vendin e tretë ishtë me shumë kthesa, ku Art n’Flok triumfoi ndaj RPHS Law me rezultat 3 me 1 me lojë, për të reëmbyr medaljen e bronztë.
Kapiteni i ekipit triumfues z.Meriton Bajrami pas turneut u shpreh shumë i lumtur me arritjen e suksesit të kompanisë së tij dhe u shpreh i kënaqur me organizmin e këtij turneu.
“Sot kemi lujt gjatë gjithë ditës pingpong me kolegët e punës, por në fund ia vlejti se pas shumë ndeshjeve u shpallëm kampion. Për ne si kompani kjo është hera e dytë që po marrim pjesë në këtë turne të pingpongut dhe jemi shumë të kënaqur me organizimin e kësaj ngjarje sportive” u shpreh kampioni.
Fituesit e turneut në fund u shpërblyen me kupa dhe medalje.
Katror Media pati kënaqësinë të marrë pjesë në këtë turne me një paraqitje dinjitoze me ekip të kombinuar nga gjenerata të ndryshme të pingpongistëve.
Në frymën e mirë të organizimit në nivel evropian nga bashkëpunëtori ynë Klubi i pingpongut Priping mediumi ynë vendosi t’iu japë dhuratë të gjitha bizneseve pjesëmarrëse në këtë eveniment reklamim pa pagesë deri më 17 shkurt për të shënuar kështu bashkë pavarësinë e vendit.
Këso evente sportive i duhen shumë të rinjve dhe shoqërisë sonë./Katror.info