katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    9 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    9 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    9 months ago
    Postimet e fundit
    FSK-ja pajiset me autoblinda nga Amerika
    7 hours ago
    Al Jazeera Balkans mbyllet zyrtarisht pas 14 vitesh transmetimi
    11 hours ago
    BE pezullon deri në gusht masat tregtare kundër ShBA-ve
    11 hours ago
    Bitcoin arrin një nivel të ri rekord – shkon në mbi 120 mijë dollarë
    13 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kurrizi i rezistencës, sot hapësirë publike dhe kulturore në kryeqytet
    4 hours ago
    Rritet numri i udhëtarëve dhe fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës gjatë majit 2025
    11 hours ago
    Maestro Roberto Rizzi Brignoli dirigjon Gala Night “Rame Lahaj & Friends” në Prishtinë
    12 hours ago
    Sibel Halimi: “Nga fundi i tunelit e ndriçuam gjithë Dardaninë”
    4 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Dolores O’Riordan dhe Cranberries: Fuqia emocionale e “Zombie” që preku ndërgjegjen kolektive
    2 days ago
    Paul McCartney rikthehet në skenë me një turne të ri
    3 days ago
    Jeta Zeka dhe Zyrije Pireva përfaqësojnë Kosovën në Samitin Evropian të Basketbollit për Vajza
    3 days ago
    Justin Bieber rikthehet me albumin “SWAG” — më i errët, më i ndjeshëm, më ndryshe
    3 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Samsung lanson Galaxy Z Flip7: Kamerë perfekte, AI i avancuar & dizajn i palosshëm
    2 days ago
    Apple përgatit iPhone 17 Pro Max me super bateri
    1 week ago
    Si u bë ‘Labubu’ një fenomen global?
    4 weeks ago
    Threads shton opsionin “Spoiler”: Diskuto pa prish surpriza!
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Mos e bëni më këtë gabim! Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj…
    2 days ago
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
    2 days ago
    Vlerat e rralla të dardhave shqiptare – Zbulojini këtu!
    4 days ago
    Djathi më i shtrenjtë në botë shitet për 42,232 dollarë
    5 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    10 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Njihuni me Santorinin, ishullin mbresëlënës grek…
    2 days ago
    Qytetet më të mira për të jetuar për vitin 2025!
    2 days ago
    Teatri La Scala prezanton kod të ri veshjeje – Ja çfarë lejohet sipas rregullave të reja
    3 days ago
    Gjermania shënon rekord banorësh, jo nga lindshmëria por nga emigrantët
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Arkitekti Kushtrim Riza, autor i projekteve me renome në Austri
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Arkitekti Kushtrim Riza, autor i projekteve me renome në Austri

Last updated: 08/02/2024 1:02 PM
126 Shikime
Shpërndaje
Foto: Albinfo

Kushtrim Riza, arkitekti shqiptar me prejardhje nga komuna e Sharrit në Kosovë, ka ndjekur një rrugë të suksesshme në fushën e arkitekturës në Austri. Fillimisht, ai na flet për prejardhjen e tij dhe rrethanat që çuan familjen e tij drejt emigracionit si dhe për sfidat e vështirësitë si arkitekt në Vjenë.

Që nga fillimi i emigracionit në vitin 2005 Riza ka qenë i përfshirë në jetën kulturore dhe shoqërore të Austri, duke shërbyer si një shembull i arritjeve për diasporën shqiptare.

Gjyshërit e Kushtrim Rizës kishin emigruar nga Dragashi në Austri qysh në vitet `70, kjo për shkak të kushteve dhe rrethanave të vështira ato kohë. Kushtrimi për albinfo.at ka treguar se ai pas mbarimit të gjimnazit në Dragash, ishte përkushtuar maksimalisht për t´u përgatitur për të ardhmen e tij. Ai kishte vendosur që studimet t`i vazhdonte në Universitetin Teknik të Vjenës, në drejtimin  e Arkitekturës.

Mundesh me e lexu edhe…

FSK-ja pajiset me autoblinda nga Amerika

Studimet në Vjenë, eksperienca 15-vjeçare në arkitekturë

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kushtrim Riza ka përfunduar jo vetëm nivelin master, por edhe doktoratën në arkitekturë. Për shkak të përkushtimit të tij në shkollim të lartë, ai kishte përfunduar të dy nivelet në një afat prej pesë vjetësh.

Ajo që e veçoi absolvimin e tij, ishte tema e diplomës në master, për të cilin kishte propozuar një projekt për Kalanë e Prizrenit, në Kosovë.

“Për temën e diplomimit në master kam propozuar një projekt për Kalanë e Prizrenit, i cili përfshin një objekt të një Qendre Kulturore brenda kësaj kalaje dhe po ashtu hapësira shtesë, të cilat do të përdoreshin për turizëm dhe mbrojtjen e trashëgimisë së qytetit historik. Si pjesë qendrore e këtij projekti ka qenë edhe një lift ose gondolë panoramike (Drahtseilbahn), i cili do të lidhte hapësirat e jashtme të Lidhjes së Prizrenit me kalanë e qytetit, duke u bërë kështu një atraksion kryesor për vetë qytetin e Prizrenit”, sqaron ai.

Kurse, për temën e doktoratës ai kishte hulumtuar se si shtetet në tranzicion duhet të implementonin standardet austriake të arkitekturës dhe ndërtimit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kushtrimi gjatë karrierës së tij ka punuar për mbi 15 vjet në zyra të njohura dhe me renome në Vjenë dhe Austri. Ai ka projektuar dhe menaxhuar projekte të kategorive të ndryshme, duke filluar nga vila luksoze, ndërtesa banesore, hotele, objekte të komunës dhe shumë projekte të tjera.

“Nga këto, mund të veçoj punën në zyrën e Arkitekturës Halbritter&Hillerbrand dhe projektet “Gemeindeamt Kobersdorf” si dhe hotelin “Seehaus Weiden” pranë Liqenit “Neusidler See” në zonën e mbrojtur të UNESCO”, shton ai.

Pse nuk u implementua projekti për Kalanë e Prizrenit?

Kushtrimi, projektin për Kalanë e Prizrenit e kishte punuar duke besuar se do të gjente mbështetjen nga institucionet në Kosovë. Edhe pse kishte dëshirë që të bënte diçka të mirë për të mbrojtur trashëgiminë e vendit, ai u zhgënjye.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Pas mbrojtjes së temës në Universitetin Teknik në Vjenë, projektin e Kalasë e prezantova edhe në Kosovë, para përfaqësuesve të politikës dhe institucioneve të ndryshme. Qëllimi kryesor ishte të sensibilizohej opinioni dhe të krijohej një atmosferë e përshtatshme, duke shpjeguar pse duhet të mbrohet trashëgimia kulturore dhe si kjo ndërhyrje influencon drejtpërdrejt zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë, duke treguar gjithashtu se çfarë përfitime të tjera sjell ky projekt për qytetin e Prizrenit. Unë vazhdoj të besoj se projekti i Kalasë duhet të jetë prioriteti numër 1 për politikat zhvillimore të Komunës së Prizrenit dhe Ministrisë përkatëse ne Kosovë”, ka thënë ai.

Tutje, Kushtrimi sqaron se si projekti i tij u shfrytëzua nga politikanët në Kosovë. Megjithatë, ai vazhdon të besojë se ky projekt duhet të jetësohet.

“Projekti i Kalasë është shfrytëzuar nga individë dhe grupe të ndryshme politike për interesa klanore dhe politike. Megjithatë, për fat të keq, deri më tani ende nuk kam hasur mbështetje ose bashkëpunim nga institucionet përgjegjëse në këtë drejtim. Projekti i Kalasë së Prizrenit, ashtu siç është propozuar nga unë para më shumë se 10 vjetësh, mendoj se mbetet akoma vizionar dhe i domosdoshëm për qytetin e Prizrenit. Ky projekt përmbush kriteret e intervenimeve në monumente historike, dhe për këtë projekt kam marrë vlerësime të larta nga arkitektë dhe profesorë nga Vjena, të cilët janë ekspertë në këtë fushë”, thotë Kushtrimi.

Dr. Kushtrim Riza ka dy vjet që ka hapur zyrën e tij të arkitekturës në Vjenë “Dr. RIZA Architekten ZT GmbH”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ai për albinfo.at ka sqaruar në detaje se me cilat projekte saktësisht merret zyra e tij. “Përvoja e gjatë nëpër projekte të kategorive të ndryshme ka bërë që ne, si zyrë, të ofrojmë shërbime të shumta në projektim dhe arkitekturë. Shumica e projekteve që jemi duke i përpunuar aktualisht në zyrë kanë të bëjnë me marrjen e lejes së ndërtimit në Vjenë. Gjithashtu, kemi projekte në të cilat jemi të përfshirë si ekspert me ekspertiza të ndryshme për procese gjyqësore në fushën e ndërtimit dhe projektimit. Po ashtu, kemi projekte në zhvillim për individë nga diaspora jonë, të cilët vazhdimisht ndërtojnë ose realizojnë projekte në vendlindje. Shumë krenar më bën edhe fakti se nga klientët, të cilët në këtë kohë të shkurtër na kanë besuar projektimin e shtëpive të tyre, janë edhe futbollistë nga liga e parë e futbollit të Austrisë. Ndërsa sa i përket bashkëpunimit me kompani të tjera, kemi një numër të lartë të ndërmarrjeve nga fusha e ndërtimit dhe projektimit, me të cilat bashkëpunojmë. Ky numër vjen dhe rritet gjithmonë”, tregon  Kushtrimi.

Ai thotë se deri më tani kanë pasur klientë shumë të kënaqur, e që i kanë rekomanduar shërbimet e tyre tek të tjerët.

Kur bëhet fjalë për të ndjekur trendin, Kushtrimi na tregon se çka po kërkohet së fundmi. “Mendoj se zhvillimet e fundit në arkitekturë dhe ndërtim kanë filluar të marrin për bazë natyrën dhe gjithçka që lidhet me ambientin. Fillojmë nga format, përdorimi i materialeve, ngjyrave, teksturave, organizimi etj., shton ai.

Kur flet rreth planeve të tij, Kushtrim Riza është mjaft i qartë.

“Jemi në biseda me zyra të tjera të arkitekturës për të bashkëpunuar dhe për të aplikuar së bashku në konkurse arkitektonike në Vjenë dhe Austri. Gjithashtu, po zhvillojmë biseda me investitorë dhe kompani austriake, të cilët janë të interesuar për të zgjeruar dhe rritur veprimtarinë e tyre në shtetet e Ballkanit Perëndimor. Një qëllim tjetër është të forcojmë më shumë bashkëpunimin me ndërmarrjet në fushën e arkitekturës dhe ndërtimit në Kosovë dhe të shfrytëzojmë potencialin e ndërsjellë”, pohon ai.

Projektet e “Dr. RIZA Architekten ZT GmbH” janë të kërkuara edhe nga komuniteti shqiptar, nga i cili Kushtrimi merr edhe rekomandime të larta. Ai ka treguar se rreth 20% të klientëve i ka shqiptarë./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Njihuni me Santorinin, ishullin mbresëlënës grek…
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    4 kapelet ideale për të shkëlqyer këtë verë!
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Mos e bëni më këtë gabim! Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj…
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Qytetet më të mira për të jetuar për vitin 2025!
TAGGED:arkitekturaAustrikushtrim rizalajme të mirasuksesettop1Tophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Është arritur marrëveshja në parim mes Real Madridit dhe Mbappes
Artikulli i ardhshëm Meta do të identifikojë çdo imazh të krijuar nga AI në rrjetet e saj sociale

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Kurrizi i rezistencës, sot hapësirë publike dhe kulturore në kryeqytet

11 Shikime
Lajme të mira

Rritet numri i udhëtarëve dhe fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës gjatë majit 2025

15 Shikime
Lajme të mira

Maestro Roberto Rizzi Brignoli dirigjon Gala Night “Rame Lahaj & Friends” në Prishtinë

16 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?