Mesfushori i Kosovës, Art Smakaj, ishte ndër protagonistët në suksesin e LASK-ut ndaj Hornit në kuadër të Kupës së Austrisë.
Ai shënoi golin e dytë të ndeshjes në minutën e 31-të, duke ndihmuar ekipin të sigurojë kualifikimin në fazën tjetër. Smakaj u ndëshkua me karton të verdhë në pjesën e dytë (48’), ndërsa kompletoi takimin./Katror.info