Dyshja sollën bashkëpunimin bashkë me videoklip me regji nga Biggz dhe tashmë gjendet i publikuar në kanalin zyrtar të artistit turk në YouTube.
Producent i projektit është Paix bashkë me LoLo79, ky i fundit ka bërë edhe miksimin e saj, ndërkohë për masterizimin u përkujdes Niklas Neumann.
Ky bashkëpunimi i ri i Majk vjen pas një sërë të tillësh që ai solli javëve të fundit me artistët të ndryshëm.
I fundit nga Majk ishte ai me kënëgtaren Xhensila Myrtezaj që lansoi rreth një javë më parë.
Krahas kësaj, artisti nga Kosova është tejet i angazhuar edhe me performancat muzikore. /Katror.info