Astronomja kosovare Pranvera Hyseni ka sjellë fotot e para të eklipsit diellor, gjersa me një ekip të Celestron dhe me pajisje adekuate, janë vendosur në Dallas, Teksas, për të parë eklipsin, i cili është thënë se do të zgjasë 4 minuta.
Ky eklips do të jetë i dukshëm në Meksikë, Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, duke pasur mundësinë kështu ta shohin rreth 32 milionë njerëz në SHBA.
Sipas NASA-as, do të zgjasë deri në 4 minuta. Eklipsi do të zhvillohet rreth orës 18:38 pasdite deri në orën 21:52.
Eklipsi do të transmetohet nga agjencia amerikane e hapësirës në faqen e internetit të NASA-s dhe në You Tube: