Michelle dhe Barack Obama kanë festuar 30 vjetorin e tyre të martesës duke i dedikuar njëri-tjetrit fjalët më të ëmbla në këtë ditë të veçantë. Ish presidenti amerikan dhe Michelle u martuan më 3 tetor 1992, dhe tani, tre dekada më vonë, ata janë më të lumtur se kurrë pranë njëri-tjetrit.
“Miche, pas 30 vjetësh. nuk e di pse ti dukesh krejtësisht e njëjtë, por unë jo. Por, unë e di se e fitova lotarinë atë ditë- nuk do të mund të kisha kurrë partnere të jetës më të mireë. Urime përvjetori, e dashur! “
Barack publikoi një sërë kujtimesh, duke përfshirë një fotografi duke mbështetur kokën në shpatullën e Michelle, një foto me emrat e tyre të gdhendur në një zemër në rërë si dhe një tjetër imazh bardhë e zi, e cila është shprehur nga dita kur ata i thanë “po” njëri-tjetrit.
Përgatiti:
