Austria është shpallur fituese e edicionit të 69-të të Eurovision 2025 me një performancë mbresëlënëse që i siguroi fitoren e madhe të këtij viti në natën finale të mbajtur në Bazel të Zvicrës, me 436 pikë.
Pas një garë të ngushtë dhe emocionuese, Izraeli u rendit në vendin e dytë, me gjithsej 357 pikë.
Ndërkohë, Shqipëria u rendit në pozitën e tetë. Përfaqësuar nga Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm”, Shqipëria grumbulloi 45 pikë nga juritë dhe një mbështetje mahnitëse nga publiku, me plot 173 pikë nga televotimi, për një total prej 218 pikësh. /Katror.info
Përgatiti:
