Shkrimtarja e njohur shqiptare Lea Ypi është shpallur fituese e çmimit prestigjioz ‘Ridenhour’. Autorja e fitoi çmmin me librin e saj ‘Free’ (Të Lirë).
Lajmin e ka dhënë vetë shkrimtarja në një postim në X e cila shprehet e lumtur për këtë çmim dhe shpreson të vijojë në promovimin e drejtësisë sociale dhe në mbrojtjen e interesit publik.
“Free” was awarded the Ridenhour Book Prize which celebrates “those who persevere in acts of truth-telling that protect the public interest, promote social justice or illuminate a more just vision of society”. I’m delighted & hope to live up to that! 🌹https://t.co/COYMtFtoHA— Lea Ypi (@lea_ypi) March 13, 2024
“The Nation Institute” bën me dije se këto çmime ndahen në katër kategori që jepen çdo vit si mirënjohje për ata që këmbëngulin në aktet e thënies të së vërtetës. /Katror.info