Pas katër vitesh punë, më 2019, kishin përfunduar punimet në Autostradën Prishtinë, Arbër Xhaferi, që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut. Rruga është e mahnitshme meqë është në mes të maleve, dhe për shkak të urave tejet të larta.
Së fundmi kjo autostradë u prezantua nga faqja e internetit, ‘Highway Engineering Discoveries’, me seli në New York, si model infrastrukturor.
Autostrada që e lidh Prishtinën me Shkupin, e cila më vonë është emëruar me emrin e njërit prej figurave të shquara shqiptare “Arbën Xhaferi” kishte filluar si ide në vitin 2007 dhe nënshkrimi i kontratës me konsorciumin amerikano-turk “Bechtel-Enka” ishte bërë tek më 1 korrik të vitit 2014, në kohën kur ministër i Infrastrukturës ishte Fehmi Mujota.
Një kilometër autostradë sipas një përllogaritje të thjeshtë në këtë rrugë e cila e lidh Kosovën me Maqedoninë Veriore dhe korridorin 10, ka kushtuar 10.77 milionë euro.
Karakteristikë tjetër e Autostradës “Arbën Xhaferi” është se ajo ka urën më të gjatë në rajon me një gjatësi prej 5.7 kilometra pa ndërprerje, kurse lartësia e urës gjarpërore është 83 metra../Katror.info