Ekipi shqiptar Bad News Eagles kanë mposhtur në Paris, ekipin me renditje në vendin e katërt në botë – G2.
Edhe pse nuk ishin favorit, ekipi shqiptar nuk u dorëzua ndaj ekipit G2, për ta fituar ndeshjen me rezultat të përgjithshëm 16-13.
Fillimisht ekipi G2 ishin duke fituar me rezultat 10-5 në pjesën e parë në mapin ‘Ancient’, mirëpo ekipi shqiptar u rikthyen në pjesën e dytë për ta fituar ndeshjen.
Pas kësaj fitore Bad News Eagles mbajnë rekord të ndeshjeve 1-1 (një fitore, një humbje) dhe do të përballen me një ekip që mban po të njëjtin rekord.
Në këtë turne ekipi shqiptar është duke garuar ndaj skuadrave më të mira të botës, për një grup çmimesh prej 1.250.000 dollarësh. /Katror.info