Baleti Kombëtar i Kosovës, do të realizojë edhe një paraqitje tjetër të rëndësishme ndërkombëtare.
Përveç premierës “Tango Nights” e cila do të shfaqet si premierë në New York të SHBA-ve në datën 31 maj, BKK në po të njejtin qytet, me datën 6 qershor, do të shfaq edhe performancën “Shtegtimi”, shfaqje kjo e cila është dhënë si premierë në Kalabri të Italisë, vitin e kaluar./Katror.info