Banorët e Grenlandës nuk kanë kthyer akrepat në kohën e dimrit për herë të parë.
Qeveria e Grenlandës vendosi në nëntor 2022 të shfuqizojë orën verore dhe dimërore, raportoi agjencia daneze e lajmeve Ritzau.
Ishulli më i madh në botë është zyrtarisht pjesë e Mbretërisë së Danimarkës, por në praktikë është kryesisht vetëqeverisës. Në vend që të kthejnë akrepat e orës, autoritetet groenlandeze kanë vendosur të qëndrojnë përgjithmonë në zonën kohore UTC/GMT-2.
Të dielën, (sot) pjesa më e madhe e Evropës, përfshirë Danimarkën, zhvendosën orët e tyre një orë pas dhe kështu do të kalojnë nga ora verore në atë dimërore, përcjell abcnews.al.
Megjithatë, në Grenlandë, në vend të katër orëve të mëparshme, do të jetë tre orë më pak se në Danimarkë. Qyteti i vogël i Itokortormit në lindje të Grenlandës është e vetmja pjesë e ishullit që ka kthyer orën pas. /Katror.info
Përgatiti:
