Qyteti nikoqir i Eurovizion 2025 do të jetë Bazeli në Zvicër, ndërsa arena do të jetë Shën Jakobshalle.
Janë konfirmuar edhe datat kur do të zhvillohet Eurovision 2025, ku gjysmëfinalja e parë do të mbahet më 13 maj, gjysmëfinalja e dytë më 15 maj, ndërsa finalja do të zhvillohet më 17 maj. Të tri shfaqjet do të fillojnë në orën 21:00.
Kjo do të jetë hera e tretë që gara do të mbahet në Zvicër. Bazeli, Bern, Gjeneva dhe Zyrih ishin në garë e qytetit pritës:
Nemo nga Zvicra u kurorëzua fituesi i Eurovizionit vitin e kaluar me këngën “The Code”.
Zvicra ishte nikoqir i Eurovision për herë të parë në 1956 në Lugano, me këngën ‘Refrain’ të realizuar nga Lys Assia.
Herën tjetër që Zvicra fitoi ishte në vitin 1988 kur konkursi u mbajt në Dublin, Irlandë.
Këngëtarja kanadeze Céline Dion ka dalë fitimtare me këngën “Ne partez pas sans moi”. Pas fitores së Dionit, Zvicra priti konkursin në 1989 në Lozanë./Katror.info