Tashmë është zyrtare, Bayern Munich ka njoftuar në këto çaste nënshkrimin e Yann Sommer nga Borussia Monchengladbach.
Portieri 34-vjeçar zvicerian është lidhur me bavarezët deri më 30 qershor 2025.
Dëmtimi i Neur detyroi klubin gjerman të kërkonte një tjetër portier me eksperiencë dhe jo shumë të kushtueshëm, ku maja e lapsit ra mbi yllin e Zvicrës.
Bayern ka disa javë që u përpoq të nënshkruajë me reprezentuesin zviceran, pasi ata po kërkonin të sillnin një zëvendësues pasi Neuer theu këmbën gjatë skijimit.
Tarifa do të jetë 8 milionë euro, me 1.5 milionë euro shtesë, sipas Fabrizio Romano.
Shtesat do të arrihen nëse Bayern fiton Ligën e Kampionëve. Monchengladbach, ndërkohë, kishte hezituar të shiste portierin e tyre fillestar, duke refuzuar katër oferta – dhe duke e detyruar Bayernin të dyfishonte gati ofertën e tyre – për të siguruar nënshkrimin e tij, sipas BILD./Katror.info