Këngëtarja e famshme me prejardhje shqiptare Bebe Rexha përsëri ia ka besuar dukjen e saj grimeres kosovare Dafinë Neziri.
Ajo u shfaq një stil retro-elegancë në tapetin e kuq në Pallatin ikonik të Festivaleve dhe Kongreseve në Kanë këtë javë, e zbukuruar me një pamje futuriste- një fustan luksoz të gjatë dhe një palë doreza opere.
Vetë Bebe ka postur disa fotografi në Instagram ku ka treguar se kush është përkujdesur për grimin e saj.
Daily Mail gjtihashtu theksoi makiazhin e këngëtares 33-vjeçare në përshkrimin që i bëri duke thënë se “ajo kishte realizuar një makijazh të mbrehtë në pjesën rreth syve që i përshtateshin dorezave.”
Fustani theksoi figurën e saj të lakmueshme të trupit dhe dha një kontrast të mahnitshëm me dorezat e saj ngjyrë blu.
Dafinë Neziri gjithashtu ka poastuar një video me këngëtaren e famshme.
Këngëtarja e hitit “I’m Good (Blue)” u duk se po kënaqej plotësisht në tapetin e kuq, ku dhuroi një puthje për fotografët. Ajo dhe David Guetta ishin të nominuar për dy çmime NRJ – “Kënga më e mirë ndërkombëtare e vitit” dhe “Ripërpunimi muzikor më i mirë i vitit”, por fatkeqësisht nuk fituan asnjë prej çmimeve.
Megjithatë, artistja me origjinë shqiptare dhuroi një performancë spektakolare duke interpretuar para publikut live hitin e saj më të fundit “I’m Good (Blue)”. Me po të njëjtën këngë, ajo është nominuar edhe për çmimin ‘Grammy’, në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike/elektronike”./Katror.info