Paris Hilton tronditi fansat të martën kur zbuloi se ajo mirëpriti fshehurazi një djalë, me bashkëshortin e saj Carter Reum nëpërmjet një gruaje surrogate, transmeton Klankosova.
41-vjeçarja e bëri njoftimin përmes Instagramit, ku përfshihej një foto e saj duke e mbajtur dorën e foshnjës, me mbishimin “Ty veç se të duam përtej fjalëve”.
Shoqja e ngushtë e Hilton, Kim Kardashian reagoi ndaj lajmit të befasishëm duke shkruar: “Shumë e lumtur për ju”.
Hilton nuk ka treguar më shumë detaje rreth lindjes.
Megjithëse ky është fëmija i parë i Hilton, Reum, 40 vjeç, tashmë ndan një vajzë 10-vjeçare me Laura Bellizzi, të cilën ai dyshohet se e ka parë ‘vetëm një herë’./Katror.info