katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    KQZ de-certifikon 15 kandidatë për zgjedhjet lokale
    19 hours ago
    Sorensen: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i rëndësishëm
    21 hours ago
    Oda Amerikane diskuton tarifat 0% për mallrat amerikane
    23 hours ago
    Si është situata me zjarret në Kosovë?
    23 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Ekzekutohen pagesat për tekste shkollore për mbi 120 mijë aplikues
    15 hours ago
    Transfuzioni i Gjakut realizon aksione të dhurimit të gjakut
    17 hours ago
    Të rinj e të moshuar, vajza dhe djem i bashkohen Shoqatës së parë Vullnetare për Zjarrfikje
    23 hours ago
    Hapet sot pika grumbulluese për pemët e imëta në Gjilan
    23 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Robert De Niro zbulon aktorët dhe filmat e tij të preferuar
    21 hours ago
    Festivali i Këngës i RTK-së mbahet më 6, 7 dhe 8 nëntor
    23 hours ago
    Muzika si formulë e ruajtjes së identitetit
    2 days ago
    Sonte mbahet koncerti solemn për 115-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    7 days ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    1 week ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    2 weeks ago
    U deshën vetëm 24 orë ankesash që OpenAI të fillojë rikthimin e modelit të vjetër
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    “Dubai” çokollata e ktheu fëstëkun në një biznes shumë fitimprurës
    5 days ago
    Kivi, fruti i parë me miratim shëndetësor nga BE-ja
    6 days ago
    Shumë kanë problem të konsumojnë shalqirin me fara, a janë vërtetë të rrezikshme për shëndetin?
    2 weeks ago
    Kjo është arsyeja pse të gjithë po shtojnë limon në ujë gjatë verës – përfitimet do t’ju befasojnë!
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Lumi i Shalës, mrekulli për vizitorët e huaj
    19 hours ago
    Shqipëria “virtuale”, magnet për turistë nga e gjithë bota
    2 weeks ago
    Bodrumi: Nga mrekullitë antike tek parajsa e miliarderëve
    2 days ago
    New York Times promovon Shqipërinë: Destinacioni turistik që po mahnit
    2 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Bekim Zogaj, gjyqtari shqiptar që gjykon ndeshjet më të mëdha në Evropë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Sporti n'Katror

Bekim Zogaj, gjyqtari shqiptar që gjykon ndeshjet më të mëdha në Evropë

Last updated: 03/01/2024 6:22 PM
206 Shikime
Shpërndaje
Foto: Albinfo.ch


Në botën e futbollit, ku çdo sekondë në fushë është e mbushur me pasion dhe intensitet, roli i gjyqtarit është jetik, dhe jo të gjithë janë të zgjedhur për ta mbajtur fizarmonikën e drejtësisë sportive. Bekim Zogaj është një prej tyre, një emër që ka arritur të bëhet sinonim i integritetit, përkushtimit dhe profesionalizmit në arbitrime.

Me një karrierë që ka përfshirë qindra ndeshje, duke ndarë drejtësinë në fushat e futbollit në shkallë kombëtare në Zvicër dhe ndërkombëtare, Bekim Zogaj ka treguar se një gjyqtar i devotshëm dhe i talentuar mund të bëjë një ndryshim të madh në lojën më të bukur në botë.

Rruga e tij si gjyqtar nuk ishte pa sfida; nga vendimi i parë për të marrë flamurin në dorë dhe të qëndrojë në mes të një ndeshjeje lokale, deri te momenti kur emri i tij u shkrua në listat e gjyqtarëve të FIFA-s.

Mundesh me e lexu edhe…

Deçanasi Zogaj ka kaluar nëpër një sërë testimi dhe rritjeje, duke iu përshtatur situatave të ndryshme me vendosmëri dhe duke mësuar nga çdo përvojë e fituar në terren.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ai është një figurë që ka fituar respektin e lojtarëve, trajnerëve dhe tifozëve në Zvicër dhe në Evropë, duke ruajtur gjithmonë një qasje të drejtë dhe të paanshme, që është shumë e rëndësishme në dinamikat e ndryshme dhe të paparashikueshme të futbollit.

Karriera e Bekim Zogajt si gjyqtar është një testament i përkushtimit të vërtetë dhe i dashurisë për futbollin, duke demonstruar se edhe pa një top në këmbë, mund të ndikosh dhe të kontribuosh në mënyrë të ndjeshme ndaj lojës që bashkon miliona njerëz rreth globit.

Në një intervistë për Telegrafin, Zogaj ka folur për karrierën e tij, nga fillimi që ishte në vitin 2017 deri më tani ku ka gjykuar edhe klubet më të mëdha evropiane si PSG, Barcelona, Manchester United, Real Madridin, Inter, Juventus e të tjera.

Ai ka gjykuar ndeshje në garën më të madhe evropiane për klube Ligën e Kampionëve, por edhe në garat tjera të UEFA-s dhe FIFA-s duke e bërë atë gjyqtarin më të suksesshëm shqiptarë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Sa kohë keni që merreni me arbitrim?

Bekim Zogaj: Merrem me arbitrim që nga prilli i vitit 1997.

Prej nga lindi pasioni për të qenë gjyqtar? A keni luajtur ndonjëherë futboll më parë?

Bekim Zogaj: Para se të bëhesha gjyqtar, kam qenë lojtar në një klub rajonal në kantonin e Cyrihut. Si lojtar isha tepër emocional dhe kam marrë disa kartonë të verdhë. Më dukej sikur arbitrat po bënin padrejtësi dhe më zemëronte. Klubi ku luaja lypse një gjyqtar, sepse çdo klub aktiv në Zvicër duhet të ketë një refer për çdo ekip të tij, dhe unë u paraqita. Që nga ndeshjet e mia të para mora komplimente të shumta dhe pas dy vitesh u ftova në grupin e talenteve në rajonin e Cyrihut. Kështu filloi “karriera” ime si gjyqtar.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Pritët 16 vite për të debutuar në Superligën e Zvicrës dhe atë e bëtë në ndeshjen Aarau – Grasshopper 10 vite më parë?

Bekim Zogaj: Po, ka qenë një rrugëtim i gjatë. Në nëntor të vitit 2013 debutova në Super Ligen Zvicerane. Ajo pritje ishte normale, sepse fillimisht u përpjeka të arrinte si arbiter kryesor në elitën e futbollit zviceran. Kaluam nëpër 9 liga për ta arritur! Por rreth vitit 2010, kur pashë që gjasat ishin të vogla për të arritur në Super Ligen Zvicerane si arbitër kryesor, vendosa të luaj rolin e asistentit dhe pas tre vitesh debutova në Super Lige.

Sot jeni një nga gjyqtarët më të mirë anësorë në Zvicër, por edhe në Evropë. Çfarë do të thotë kjo për ju?

Bekim Zogaj: Thjesht jam i lumtur që kam dhënë maksimumin dhe kam arritur qëllimin për të qenë ku jam sot. Po përpiqem ta shijoj ëndrrën që kam pasur për të qenë pjesë e ndeshjeve të mëdha në futbollin evropian/botëror.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në Zvicër ka shumë futbollistë shqiptarë, a ndodh që të keni debate në shqip gjatë ndeshjes, apo të flisni shqip, pasi pas ndeshjes është e kuptueshme që po?

Bekim Zogaj: Natyrisht, ndodh që të komunikoj në gjuhën shqipe me lojtarët shqiptarë gjatë lojës. I respektoj dhe ata më respektojnë shumë. Disa lojtarë më thërrasin “bacë”, që më bën të ndihem shumë i vjetër.

Keni arbitratur qindra ndeshje në garat evropiane, klubeve dhe Kombëtareve?

Bekim Zogaj: Po, kemi arbitratur ndeshje në të gjitha nivelet, që nga viti 2015. Që nga U-17 deri në Champions League dhe ndeshjet kualifikuese për kampionatet Evropian apo Botëror.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Cila ka qenë ndeshja më e vështirë që keni arbitratur, ose ajo në të cilën keni pasur më shumë punë?

Bekim Zogaj: Ndoshta jo më shumë punë, por me së shumti presion, ka qenë ndeshja Milan – Tottenham në shkurt të këtij viti. Po ashtu, ndeshja kualifikuese për Kampionatin Evropian, Çeki – Moldavi në nëntor të vitit 2023, ishte lojë vendimtare për kualifikim.

Sa është e vështirë të jesh gjyqtar anësor, a keni më shumë apo më pak punë se gjyqtari kryesor?

Bekim Zogaj: Natyrisht, kemi ndoshta më pak presion dhe punë, por sa i përket përqendrimit, detyra e gjyqtarit anësor është tepër sfiduese.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Jeni gjyqtari i vetëm shqiptar që gjykoni ndeshje në grupet e Ligës së Kampionëve, çfarë do të thotë kjo për ju?

Bekim Zogaj: Falënderoj Zotin, kam qenë i vetmi, dhe tani kemi edhe kolegë të tjerë shqiptarë nga Shqipëria (Enea Jorgji me ekipin e tij) që kanë debutuar në Ligën e Kampionëve. Për të thënë të vërtetën, po përpiqem të shijoj momentin dhe jo të mendoj nëse jam i pari shqiptar apo jo. Por sigurisht, më bën të ndihem i lumtur.

Keni qenë gjyqtar në shumë ndeshje ku kanë luajtur yjet më të mëdha botërore të futbollit, a keni pasur ndonjë diskutim me ndonjërin?

Bekim Zogaj: Debate ka natyrisht, para lojës dhe ndonjëherë edhe momente të shkurtra gjatë ndeshjes. Por këto debate janë shumë të shkurtra. Por unë nuk shkoj në ndeshje si tifoz, shkoj të kryej profesionin tim, ashtu si e bëjnë edhe lojtarët. Deri tani, ne si ekip kemi kaluar shumë mirë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Një moment shumë interesant ishte në Çeki, kur Kristjan Asllani futej në lojë për Interin dhe kamera u fokusua te biseda juaj. Çfarë i thashët dhe a biseduat pas ndeshjes?

Bekim Zogaj: Ishte momenti kur Asllani po bëhej gati për t’u inkuadruar në lojë. Unë vetëm i thashë: “Shqipe, të uroj shumë suksese.” Dhe ai u kthye dhe më pyeti: “A je shqiptar?” Unë i thashë po, jam nga Deçani i Kosovës.

Kemi dëgjuar raste kur gjyqtarët u kanë kërkuar lojtarëve fanellën pas përfundimit të ndeshjes për fëmijët e tyre apo të afërmit. Personalisht, a keni marrë ndonjë fanellë nga ndonjë futbollist i famshëm?

Bekim Zogaj: Ne si gjyqtarë nuk kemi të drejtë të kërkojmë fanella nga futbollistët. Në arenën ndërkombëtare, nuk është e pëlqyeshme të kërkosh fanella. Por ka disa klube evropiane që pas ndeshjes na japin ndonjë dhuratë, dhe ndonjëherë përfshihet edhe fanella. Po, kam disa fanella nga yje të futbollit botëror dhe edhe nga futbollistë shqiptarë që luajnë në Zvicër.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Si i vlerësoni gjyqtarët në Kosovë, kur edhe ata po ndajnë drejtësi në arenën evropiane vitet e fundit?

Bekim Zogaj: Gjyqtarët kosovarë po punojnë shumë mirë. Genc Nuza dhe Visar Kastrati kanë pasur disa ndeshje interesante me performanca të mira në futbollin evropian. Besoj se nga përvoja e tyre përfitojnë arbitrat e rinj të Kosovës dhe vetë futbolli kosovar. Kam kontakte të mira me ta dhe besoj se ka arbitra me potencial të mirë atje.

Cila është ndeshja që nuk do ta harroni kurrë për atmosferën që ka pasur, duke qenë se shpesh gjykoni edhe në Arabinë Saudite, ku stadiumet janë zakonisht të mbushur plot?

Bekim Zogaj: Do të veçoj dy ndeshje: AC Milan – Tottenham dhe Celtic Glasgow – Real Madrid, ku atmosfera ishte mbresëlënëse/mahnitëse. Po ashtu, edhe në stadiumin Ali Sami Yen atmosfera ishte e mrekullueshme.

A i keni dhënë më shumë futbollit apo futbolli ju ka dhënë më shumë, si në aspektin financiar ashtu edhe në të gjitha aspektet e tjera?

Bekim Zogaj: Bëra gjyqtar për të ndihmuar futbollin dhe për të mirën e tij. Ky ka qenë qëllimi im. Megjithatë, futbolli më ka dhënë mua shumë më tepër. Arbitrimi ka qenë dhe është një shkollë jetësore për mua. Kam përjetuar gjëra që kurrë nuk i kisha imagjinuar. Arbitrimi është pasion. Kam qenë në shtete dhe vende ku si person privat ndoshta kurrë nuk do të kisha shkuar. Kjo vlen më shumë për mua se sa vlera financiare, edhe pse ne gjyqtarët nuk marrim shuma të mëdha. Jam shumë mirënjohës ndaj familjes për mbështetjen (pasi që jam mbi 50 ditë në vit larg familjes) dhe ndaj Federatës Zvicerane dhe Sandro Schärer, gjyqtarit tim, për besimin që ka treguar ndaj meje. /Telegrafi /Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:Bekim ZogajEvropefutbollgjyqtarSporti n'Katrortop

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Kjo mace në TikTok fiton më shumë se paga mesatare vjetore në SHBA
Artikulli i ardhshëm Getoar Selimi dhe Ledri me performancë të përbashkët pas 12 viteve

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Sporti n'Katror

Gjashtë futbollistë shqiptarë ftohen te Maqedonia e Veriut

18 Shikime
Sporti n'Katror

Fiorentina merr vendimin për Dakun

8 Shikime
Sporti n'Katror

HJK Helsinki zyrtarizon afrimin e Ardit Tahirit nga Llapi

8 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?