Portieri i Shqipërisë, Etrit Berisha, mund të jetë prej kandidatëve për ta zëvendësuar Marc Andre ter Stegenin te skuadra e Barcelonës.
Të hënën “Mundo Deportivo” ka paraqitur një listë me dhjetë portierë që janë pa klube aktualisht e që potencialisht mund ta zëvendësojnë Ter Stegenin. Njëri ndër ta është edhe Berisha. 35-vjeçari së fundmi ishte pjesë e Empolit, përcjell Koha.net.
Kontrata me klubin italian i përfundoi në verë.
Disa nga portierët që mund ta zëvendësojnë gjermanin janë edhe Keylor Navas, Jordi Masip, Loris Karius dhe Edgar Badia./Katror.info