katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    9 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    9 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    9 months ago
    Postimet e fundit
    Osmani: Jetike mbështetja e aleatëve në rrugën e Kosovës drejt institucioneve euroatlantike
    11 hours ago
    Landa e Osmani diskutuan për fushat e mundshme të bashkëpunimit
    11 hours ago
    Të rinjtë e Kosovës fuqizohen për udhëheqje dhe pjesëmarrje në qeverisje
    17 hours ago
    Diplomon gjenerata e 62-të e Policisë së Kosovës
    18 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Në festivalin ‘CrossRoads’ ju presin tri ditë të paharrueshme me muzikë, teatër, hiking dhe workshope!
    7 hours ago
    Kayak, lojëra, muzikë dhe aventurë, në Kayak Fest – Biletat Early Bird mund t’i siguroni tani
    9 hours ago
    Kosova dhe Portugalia nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi në eSports
    11 hours ago
    Edicioni jubilar i EtnoFest-it: 15 vjet festë e identitetit në Kukaj
    12 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Paul McCartney rikthehet në skenë me një turne të ri
    14 hours ago
    Jeta Zeka dhe Zyrije Pireva përfaqësojnë Kosovën në Samitin Evropian të Basketbollit për Vajza
    14 hours ago
    Justin Bieber rikthehet me albumin “SWAG” — më i errët, më i ndjeshëm, më ndryshe
    18 hours ago
    Hawolf rikthehet me këngën e re “Gjatë t’kom pritë”
    19 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Apple përgatit iPhone 17 Pro Max me super bateri
    6 days ago
    Si u bë ‘Labubu’ një fenomen global?
    3 weeks ago
    Threads shton opsionin “Spoiler”: Diskuto pa prish surpriza!
    4 weeks ago
    Apple prezantion iOS 26: Nivel i ri inteligjence dhe produktiviteti
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Vlerat e rralla të dardhave shqiptare – Zbulojini këtu!
    1 day ago
    Djathi më i shtrenjtë në botë shitet për 42,232 dollarë
    3 days ago
    Përfitimet kryesore shëndetësore të avokados!
    3 days ago
    Edhe frutat mund të bëhen sallatë, si t’i kombinoni për një pjatë të freskët në verë
    3 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    9 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Teatri La Scala prezanton kod të ri veshjeje – Ja çfarë lejohet sipas rregullave të reja
    15 hours ago
    Gjermania shënon rekord banorësh, jo nga lindshmëria por nga emigrantët
    3 days ago
    Mos i humbisni këto vende nëse shkoni në Budapest…
    3 days ago
    Pushime aktive: Qytetet europiane përqafojnë aventurën!
    3 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Banorët e Klinës duan mjedis të gjelbër-kundërshtojnë fabrikën e çimentos
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Banorët e Klinës duan mjedis të gjelbër-kundërshtojnë fabrikën e çimentos

Last updated: 06/12/2023 8:41 AM
163 Shikime
Shpërndaje
Foto: Kallxo

Kryetari i Këshillit Organizativ të protestave kundër ndërtimit të një fabrike çimentoje në komunën e Klinës në Kosovë, Veton Raci thotë për Zërin e Amerikës, se banorët e zonës nuk do të ndalen derisa të jenë të sigurt që kjo fabrikë nuk do të ndërtohet. Kompania Wallingford International Kosova ka që në vitin 2019 që synon ta ndërtojë fabrikën në fshatin Dollc, por aktivistë si zoti Raci dhe banorë të zonës, duke iu referuar edhe vlerësimeve të ekspertëve, thonë se do të shkaktonte një dëm të madh për mjedisin dhe shëndetin e njerëzve dhe kafshëve. Në një intervistë me Zërin e Amerikës, Raci tha se shpreson që ashtu si një Gjykatë Themelore, edhe Gjykata e Apelit të vendosë kundër ndërtimit të saj.

.

Zoti Raci thotë se banorët Klinës që kanë vite që e kundërshtojnë ndërtimin e fabrikës, kanë të drejtë.

Mundesh me e lexu edhe…

Kayak, lojëra, muzikë dhe aventurë, në Kayak Fest – Biletat Early Bird mund t’i siguroni tani

“Shqetësimet e banorëve janë për ndikimin në jetën e tyre përmes pasojave që do të shkaktonte ndikimi i fabrikës së çimentos në ambjent, në burimet, në ajër dhe në të gjitha këto që janë elementare për vazhdimin e jetës së tyre aty ku jetojnë”, thotë ai për Zërin e Amerikës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ai thotë se reagimi i banorëve bazohet edhe në vlerësimin e ekspertëve të cilët kanë detajuar pasojat negative me të cilat do të përballeshin banorët e Klinës dhe qytetarëve përreth nëse do të ndërtohej fabrika e çimentos.

Në vitin 2019, në fshatin Dollc të komunës së Klinës në Kosovën qendrore, rreth 60 kilometra larg kryeqytetit, kompania Wallingford International Kosova filloi përpjekjet për të ndërtuar një fabrike çimentoje, duke nxitur reagimin e ashpër të banorëve për ndërtimin e një fabrike të çimentos në komunën e Klinës,. Banorët e zonave përreth, të cilët kanë kundërshtuar në vazhdimësi idenë e ndërtimit të kësaj fabrike për shkak të shqetësimeve mbi pasojat e saj në mjedis, thonë se janë të lehtësuar pas vendimit të gjykatës.

Gjykata Themelore në Prishtinë vendosi kundër planeve për ndërtimin e fabrikës, për shkak të kundërshtimeve por edhe për probleme në procedura. Por kompania e ka dërguar çështjen në Apel. Zoti Raci thotë se shpreson që edhe Apeli të japë të njëjtin vendim, pasi faktet nuk kanë ndryshuar.

“Edhe pse është bërë padia nga operatori ekonomik, procesi do të duhet të përfundonte ashtu siç ka vendosur Gjykata Themelore, pa u dashur të predikojmë vendimin përfundimtar, por faktet reale, praktike janë të tilla që procesi duhet të përfundojë në favor të vendimit që u nxorr në Asamblenë Komunale të Klinës”, thotë ai.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kompania Wallingford International Kosovo ka thënë në të kaluarën se me pengesat ndaj ndërtimit të fabrikës, u mohohen miliona banorëve dhe se ajo do të ndërtohej me teknologji të gjelbër. Por zoti Raci thotë se këto pretendime nuk i përgjigjen realitetit.

“Nëse shohim planin që ka dorëzuar në komunë kur ka aplikuar për lejen ndërtimore, shohim se aty parashikohet të ndërtohet një depo prej mbi 10 mijë metra katrorë, në të cilën do të deponohej thëngjilli, i cili shërben për djegien e klinkerit. Ne jemi të vetëdijshëm se vetëm djegia e thëngjillit për të arritur qëllime të tjera operative shkakton ndotje, e lëre më faktorë të tjerë, grimca të cilat nuk shihen, të cilat më mirë i sqarojnë ambjentalistët”, thotë ai.

“Nuk na duhet asnjë zhvillim ekonomik kur ne do të dëmtonim jetët tona. Ajo që do të ofrohej do të jetë shumë më pak në krahasim me atë që do të shkatërrohet”, thotë zoti Raci për Zërin e Amerikës./Katror.info

Përgatiti:

Albana Isufi Jashanica
  • Albana Isufi Jashanica
    https://katror.info
    Këtë javë priten reshje të mëdha shiu në Kosovë
  • Albana Isufi Jashanica
    https://katror.info
    Sot nënshkruhet deklarata trilaterale Kosovë, Shqipëri e Kroaci
  • Albana Isufi Jashanica
    https://katror.info
    Për mediat në Kosovë – jetik Fondi Ndërkombëtar për Mediat e Interesit Publik
  • Albana Isufi Jashanica
    https://katror.info
    Bulc: Kosova ka potencial të madh për energji të ripërtëritshme
TAGGED:AmbienticimentoKlineLajme te miraTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Édith Piaf “Non, je ne regrette rien” – 5 fakte për kangën
Artikulli i ardhshëm Ndahen 5 milionë euro për blerjen e lëndës djegëse për ngrohje gjatë dimrit për familjet me asistencë sociale

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Në festivalin ‘CrossRoads’ ju presin tri ditë të paharrueshme me muzikë, teatër, hiking dhe workshope!

25 Shikime
Lajme të mira

Kayak, lojëra, muzikë dhe aventurë, në Kayak Fest – Biletat Early Bird mund t’i siguroni tani

49 Shikime
Lajme të miraSporti n'Katror

Kosova dhe Portugalia nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi në eSports

17 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?