Këngëtarja amerikane, Beyonce është plot me surpriza, dhe të martën ajo zbuloi një tjetër.
Albumi i saj i ardhshëm ka një emër: “Act II: Cowboy Carter”. Titulli u zbulua në faqen zyrtare të Bey-t, së bashku me detajet, në disa versione të CD-ve, raportoi AP.
“Act II: Cowboy Carter” pritet të publikohet më 29 mars. Beyonce së pari dha lajmin për një album muajin e kaluar, pasi u shfaq në një reklamë të Verizon gjatë Super Bowl që përfundoi me superyllin duke thënë “Ata janë gati, hidhni muzikën e re”.
Albumi i Beyonce-s i vitit 2022 “Renaissance” shpesh përmendet si “Akti I: Renaissance”.
Menjëherë pas kësaj, ajo publikoi dy këngë të reja country – “Texas Hold’Em” dhe “16 Carriages”. Këto publikime e bënë Beyoncen gruan e parë me ngjyrë që kryeson listën e muzikës Country të Billboard./Katror.info