Çmimet e naftës së papërpunuar në ShBA ranë të martën nën 78 dollarë për fuçi për të arritur pikën më të ulët që nga korriku, shkruan Indeks Online.
West Texas Intermediate ra 3,45 dollarë ose 4,3%, duke u vendosur në 77,37 dollarë për fuçi, ndërsa Brent ra 3,57 dollarë ose 4,2%, duke u vendosur në 81,61 dollarë, të dyja çmimet më të ulëta që nga korriku.
Ndërsa në tregun kosovar çmimet e naftës vazhdojnë të jenë të larta dhe akoma nuk është reflektuar rënia e tyre, mirëpo nëse kjo situatë vazhdon në berzë, atëherë pritet që së shpejti ulet çmimi edhe në Kosovë./Katror.info