Bishat e hip-hopit kosovar, Getoar Selimi dhe Ledri Vulaj pritet të sjellin bashkëpunimin më të ri. Këtë e kanë konfirmuar vetë artistët në rrjetet e tyre të Instagramit, njofton klankosova.tv.
E pas 12 vitesh pa një duet së bashku, ata pritet që të rikthehen furishëm. Por, se çfarë projekti do të sjellin pritet të sqarohet në ditët në vijim. /Katror.info