Blendi Hajdari dhe Lenë Osmani janë shpallur kampionë individualë të Kosovës në pingpong për grupmoshën U19 në garën e organizuar nga Federata e Pingpongut të Kosovës.
Kampionati u zhvillua me pjesëmarrjen e pesëdhjetë klubeve dhe rreth 130 pingpongistëve.
Në finalen e grupit të meshkujve, Blendi Hajdari dhe Adriatik Maloku treguan një lojë të fortë, ku Maloku ka fituar edhe një set ndaj Blendit. Megjithatë Blendi Hajdari ka fituar në fund duke vazhduar dominimin e tij në këtë grupmoshë.
Ndërkaq, në finalen e kategorisë së femrave, ndeshja ishte e barabartë midis Lenë Osmanit dhe Shega Hashanit. Me një rezultat të ngushtë 3:2, Lenë Osmani u shpall kampione./Katror.info