Kohëve të fundit është përfolur gjatë se rock grupi “Blink-182” do t’i rikthehet skenës me një prurje të re muzikore.
Dhe po, aludimet rezultuan të dalin të vërteta, sepse grupi po rikthehet së bashku – tani Mark Hoppus, Tom DeLonge dhe Travis Barker po publikojnë albumin e tyre të parë të ri së bashku, pas vitesh të tëra mungesë.
Albumi, i titulluar “One More Time” do të dalë në treg të premten, më 20 tetor, shkruan CNN, transmeton AlbanianPost.
DeLonge shpjegoi shtysën për punën e tyre të re në një trailer për projektin.
“Ajo që ju duhet të dini për Blink-182 është se ne nuk dolëm nga shtëpitë e gëzueshme”, tha ai.
“Ne kishim zemra dhe familje të thyera,e shumë grindje”, tha ai, duke shtuar se “Pra, Blink ishte gjithmonë mënyra për ta rikthyer lumturinë në ambient”.
Ndërkaq, Barker tha se albumi i ri ishte pjesërisht i frymëzuar prej disa nga tragjeditë që anëtarët kanë kaluar gjatë viteve.
“Në album, ‘One More Time’ është shkruar se pse duhen këto katastrofa, si unë në një aksident avioni, ose Marku i sëmurë, që grupi ynë të ribashkohet”, tha ai.
Barker u plagos rëndë në një aksident avioni Learjet në vitin 2008, ku humbën jetën katër nga gjashtë personat në bord.
Në anën tjetër, Hoppus zbuloi në vitin 2021 se ai po trajtohej për kancer.
Kohët e fundit, gruaja e Barker-it, ylli i realitetit dhe sipërmarrësja Kourtney Kardashian, iu nënshtrua “operacionit urgjent në fetus” pasi aktualisht është shtatzënë me fëmijën e tyre të parë së bashku.
Urgjenca mjekësore rezultoi që grupi të ndalonte turneun që nisën në prill.
“Blink-182” hodhi dy albume me kitaristin Matt Skiba, “California” të vitit 2016 dhe “Nine” të vitit 2019, por ky është albumi i parë i ri në 12 vjet me formacionin origjinal të grupit./Katror.info