E marta është një ditë me plot aksion për ekipin shqiptar Bad News Eagles, pasi që zhvillon dy përballje me dy skuadra në turne të ndryshëm të CS:GO.
Në ndeshjen e parë ekipi shqiptar u përball me ekipin francez HEET me renditje në vendin e 58 –të në ranglistën botërore të CS:GO. të cilin e mundi lehtësisht.
Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të turneut BetBoom Playlist Urbanistic, ku për pjesëmarrësit ndahen çmime në vlerë 300.000 dollarë.
Ndeshja u zhvillua sot duke filluar nga ora 12:30 dhe u transmetohet në kanalin zyrtar të BetBoom në platformën Twitch.
Por kjo nuk është ndeshja e vetme për ekipin shqiptar, pasi nga ora 19:00 do të përballen me ekipin portugez SAW me renditje në vendin e 28 –të në ranglistën botërore të CS:GO.
Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të turneut ESL Challenger League dhe do të transmetohet në kanalin JokerBr në platformën Twitch.
- Advertisement -
Favorit i të dyja ndeshjeve është ekipi shqiptar me renditje në vendin e 21 –të në ranglistën botërore të CS:GO. /Katror.info