Bashkim e Shpëtim Bajoku si dhe Donjeta Sadiku do të paraqiten në turneun e parë kualifikues botëror në boks për “Parisi 2024”. Turneu nis sot në Busto Arsizio të Italisë.
Bashkim Bajoku bokson sot ndaj meksikanit Ari Bonilla. Bashkim Bajoku kërkon normën në kategorinë deri 51 kilogramë. Në këtë kategori ndahen katër norma, ndërsa Bashkimi kualifikohet për Paris me katër fitore, shkruan Koha.net.
Në kategorinë 63.5 kg, Shpëtim Bajoku në xhiron e parë është i lirë. Kështu që atij i duhen tri fitore për të siguruar normën olimpike.
Donjeta Sadiku duhet të përfundojë në njërën prej tri pozive të para në kategorinë deri 60 kg për t’u kualifikuar. Pas dy ditësh, Donjeta përballet me Shona Whitwell të Britanisë së Madhe. Ndaj saj ka një fitore e një humbje.
Në kategorinë 51 kg, janë 48 boksierë. Në kategorinë 63.5 kg janë 59 boksierë, ndërsa te Donjeta janë 42 boksiere./Katror.info