Katër ndeshje të Botërorit “Qatar 2022” pritet të zhvillohen gjatë ditës së mërkurë.
Grupi C dhe Grupi D do të japin bashkë katër skuadra për fazën nokaut të garës.
Në dy ndeshjet e orës 16:00 do të ballafaqohen Franca me Tunizinë dhe Australia me Danimarkën.
Në dy ndeshjet e orës 20:00 do të përballen Argjentina me Poloninë dhe Meksika me Arabinë Saudite.
Deri më tash në fazën tjetër të kampionatit kanë kaluar Holanda, Senegali, Anglia, ShBA-ja si dhe Franca, Brazili e Portugalia./Katror.info