Duket se Brad Pitt ka gjetur dashurinë. Ai është filmuar me ish-bashkëshorten e aktorit, Paul Wesley, në një koncert në Los Angeles. I shoqëruar nga 29-vjeçarja, Ines de Ramon, aktori shihet i qetë teksa përqafon miqtë e tij që gjenden në koncert.
Ines është nga New Jersey dhe është diplomuar në Universitetin e Gjenevës në vitin 2013.
Brad dhe Ines mbërritën së bashku në shfaqje rreth orës 20:00 me Tesla-n e tij me një shofer.
Ai e prezantoi atë me miqtë e tij të famshëm dhe ata të gjithë biseduan në një zonë që është e hapur për publikun e gjerë. Pasi u larguan, Brad dhe Ines u siguruan të ruanin distancën teksa ai u përshëndet nga fansat, shkruan Daily Mail.
Ines është nga New Jersey dhe është diplomuar në Universitetin e Gjenevës në vitin 2013. Sipas LinkedIn-it të saj, që nga viti 2020 ajo ka qenë drejtuese e shitjes me shumicë në Anita Ko Jeëelry, e cila ka klientë të famshëm duke përfshirë Kourtney Kardashian dhe Hailey Bieber./Katror.info