DokuFest dhe Instituti Skocez i Dokumentarit kanë përzgjedhur kineastët pjesëmarrës në programin e rezidencës “Breaking Borders”. Ky projekt inovativ do të bashkojë katër kineastë nga secili vend, duke krijuar një hapësirë për shkëmbim të perspektivave dhe bashkëpunim krijues.
Të udhëhequr nga mentorët me përvojë, Saeed Taji Farouky dhe Kumjana Novakova, pjesëmarrësit do të zhvillojnë projektet e tyre filmike mbi temën “Rimendimi i Bashkëpunimit në një Botë të Polarizuar”.
Sipas njoftimit nga DokuFest, kjo iniciativë përfaqëson një bashkëpunim unik mes platformës dinamike të DokuFest-it në Evropën Juglindore dhe ekspertizës globale të Scottish Documentary Institute, duke krijuar mundësi për zhvillimin e kineastëve të rinj dhe dialogun ndërkulturor.
Programi synon të forcojë lidhjet mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Ballkanit, duke trajtuar çështje shoqërore përmes fuqisë së filmit dokumentar.
“Breaking Borders” është një projekt i përbashkët i DokuFest dhe Scottish Documentary Institute, i mbështetur nga British Council. /Katror.info
Përgatiti:
