katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Prishtinës i shtohen 90 autobusë të rinj në transportin publik
    17 hours ago
    Zbulime të reja arkeologjike në kalanë e Kastërcit në Suharekë
    19 hours ago
    Ballkani Perëndimor, përfshirë Kosovën, mbetet prioritet në politikën e jashtme të Gjermanisë
    19 hours ago
    Sonte nis PriFest 2025 – Orari i filmave nga 9 deri më 14 shtator
    20 minutes ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Prishtina mirëpret edicionin e 17-të të PriFest – Festivalit Ndërkombëtar të Filmit
    2 hours ago
    Kori i Filharmonisë së Kosovës me debutim të suksesshëm në Gjermani
    19 hours ago
    Policia e Kosovës pranon donacion nga UNDP
    19 hours ago
    FSK dhe Bundeswehr, bashkëpunim strategjik në edukimin ushtarak
    20 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Vargjet e Plator Gashit në bilbordet e Anacaprit dhe Napolit
    20 hours ago
    Annalena Baerbock emërohet Presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së
    22 hours ago
    The Great Gatsby feston 100 vjet
    2 days ago
    Ariana Grande fiton Videon e Vitit në MTV VMA 2025
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    1 week ago
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    3 weeks ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    3 weeks ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    7 days ago
    A e dini se çfarë i ndodh organizmit nëse nuk konsumoni produkte bulmeti?
    2 weeks ago
    Çokollata e zezë ndihmon me kujtesën dhe zemrën
    2 weeks ago
    “Dubai” çokollata e ktheu fëstëkun në një biznes shumë fitimprurës
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Ky qytet evropian u shpall më i miri në Evropë për turistët
    2 days ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    7 days ago
    Uta Ibrahimi për The Guardian: “Do të doja që gurët këtu të flisnin”
    7 days ago
    Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve që shijojnë përvojat e turizmit malor
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: “Bridge over the Troubled Water” e Simon and Garfunkel – himn për kohë të vështira
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

“Bridge over the Troubled Water” e Simon and Garfunkel – himn për kohë të vështira

Last updated: 03/11/2024 9:29 AM
367 Shikime
Shpërndaje
Simon & Garfunkel në koncert në Londër, 1982 | Foto: SWR.de

Kënga u përshkrua nga Simon fillimisht si “një himn i vogël”. Ai me insistimin e producentit Roy Hale dhe vokalistit Art Garfunkel shtoi një strofë të tretë sepse ata besonin se kënga prirej të bëhej më e madhe, të shkëlqejë në madhështinë e saj.

Në vitin 1969 Amerika ishte në një gjendje pak a shumë të ngjashme me atë të dekadës së fundit. Dallimet atëherë dhe tani ishin se Amerika ishte e përfshirë drejtpërdrejt në luftën e Vietnamit dhe se vendi ishte ende duke u rikuperuar nga goditjet e atentateve ndaj Robert Kennedy dhe Martin Luther King, një vit më parë. Ishte koha e ndryshimeve, plot konflikte dhe pasiguri. Zhvillimet e tjera janë pak a shumë të ngjashme. Richard Nixon ishte president, ai njihej si një personalitet famëkeq me afera të shumta politike, vendi ishte i ndarë në gjithçka gjë që nuk kishte ndodhur që nga lufta civile e një shekull më parë, kishte trazira racore që ngjasojnë me ato të viteve të fundit, shto atëherë si tani luftërat në Lindjen e Mesme në Ukrainë dhe gjetkë ku Amerika “pritet” të thotë fjalën e saj siç ishte atëherë.

Dhe në atë pranverë të vitit 1969, në ato ndryshime marramendëse, çfarë duhej të bënte një kantautor i ndjeshëm si Paul Simon veçse të gërmonte thellë për disa fjalë ngushëllimi dhe pak mirëkuptim, por edhe inkurajim përmes muzikës.

Mundesh me e lexu edhe…

Në këto rrethana lindi kënga “Bridge Over the Troubled Water” (Ura mbi ujin e trazuar), e grupit (duo) Simon and Garfunkel që ofroi ngushëllim emocional atëherë, dhe vazhdon t’i përshtatet kohërave edhe sot e kësaj dite, e përdorur si një himn ngritës dhe inkurajues rreth ngjarjeve tragjike.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Simon & Garfunkel – Bridge Over Troubled Water – Madison Square Garden

Kënga u shfaq në albumin e pestë dhe të fundit të Simon and Garfunkel, të lëshuar në vitin 1970, me të njëjtin emër.

Paul Simon, pjesa krijuese e grupit, e zhvarrosi aq shpejt këngën e cila sipas tij ishte e varrosur në brendësinë e tij sa që më pas pyeti veten: “Nga erdhi aq shpejt?

Kënga u përshkrua nga Simon fillimisht si “një himn i vogël”. Ai me insistimin e producentit Roy Hale dhe vokalistit Art Garfunkel shtoi një strofë të tretë sepse ata besonin se kënga prirej të bëhej më e madhe, të shkëlqejë në madhështinë e saj. Simon shkroi një strofë shtesë dhe një fund “të madh”, megjithëse ai mendoi se ishte më pak koheziv me vargjet e mëparshme. Vargu i fundit u shkrua me motiv për gruan e atëhershme të Simonit, Peggy Harper, e cila kishte vënë re flokët e saj të parë gri (“Sail on, silvergirl”). Nuk i referohet gjilpërës nën lëkurë të një abuzuesi të drogës, siç pretendohet ndonjëherë. Si rezultat, “himni i tij i vogël” mori një prodhim luksoz, ungjillor dhe  simfonik.

Simon e shkroi këngën fillimisht në kitarë, por e transferoi atë në piano për të pasqyruar ndikimin e ungjillit dhe për t’iu përshtatur zërit të Garfunkel.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Art Garfunkel dhe Paul Simon | Foto: Columbia Records/Michael Ochs Archives/Getty Images

Simon insistonte që Garfunkel duhet ta këndonte këngën pa përcjelljen e tij në vokale, por “mënyra e korit të bardhë”, i duhej këngës në fund që të pasqyrojë lartësitë e vokaleve të Garfunkel. Kështu që Simon shton harmoninë në pjesën e fundit. Garfunkel mendoi se vendimi nuk ishte i drejtë, atij i pëlqeu falsetoja e Simonit në demo dhe sugjeroi që Simon të këndonte, por në fund u pajtuan që Garfunkel duhet të këndojë, me  ndihmën minimale të korit në pasusin e fundit të këngës.

Simon pranoi ndikimet e tij kryesore për këngën si një përzierje e “O Sacred Head, Now Wounded” (O Kokë e Shenjtë, Tashmë e plagosur) një himn i pasionit të krishterë i bazuar në një tekst latin të shkruar gjatë mesjetës dhe të harmonizuar në vokale korale nga Johan Sebastian Bach, mandej nga një gospel i vjetër “Mary Don’t You Weep” (Meri mos vajto), i cili ishte incizuar nga këngëtari Claude Jeter me grupin e tij Swan Silvertones në 1958. Kënga e Jeter përmbante vargun “Unë do të jem ura jote mbi ujë të thellë nëse beson në emrin tim”, dhe Simon e pranon ndikimin nga kënga e Claude Jeter. Megjithatë, gjesti i mirënjohjes që ishte bujar pati edhe një ndikim tjetër më të madh në këngë, dhe kjo ishte gjuha e Biblës.

Është e sigurt që Simon më shumë kishte në mendje Ungjillin e Gjonit kur shkruante “Bridge Over The Troubled Water”, me temat e faljes dhe ngushëllimit. Në këngë protaganisti ofrohet, se, në kohët e problemeve, ai do të jetë aty i gatshëm për tu “shtrirë”  si një urë përkundër halleve, në mënyrë që të mund të ecim të sigurt mbi të (urë), ndërsa bëjmë rrugën drejt një mjedisi më të qetë që do ta gjejmë në anën tjetër të “ujërave të trazuara”

Kohët ishin plot trazira. Njerëzit po vuanin. Gjërat ishin shumë të vështira. Të gjithë kishin nevojë për një mik dhe një ndihmë, qoftë emocionale.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Fjalët në këngë janë shumë prekëse ato goditin një nerv në njerëz të lodhur nga ngjarjet e tmerrshme në botë. Një urë ofron dhe bëhet një kalim i sigurt mbi një lumë të gjerë dhe të trazuar.

“Kur je i lodhur, duke u ndjerë i vogël. Kur të bien lot në sy, do t’i thajë të gjithë. Unë jam në anën tënde. Kur kohët bëhen të vështira, dhe miqtë thjesht nuk mund të gjenden, si një urë mbi ujin e trazuar, do të shtrihem unë”…. Kënga ofron besimin se do të vijnë ditë më të mira: “Lundro, vajzë e argjendtë, lundro përpara, ka ardhur koha jote të shkëlqesh, të gjitha ëndrrat e tua janë në rrugën e tyre shiko si shkëlqejnë, e nëse ke nevojë për një mik, unë jam duke lundruar menjëherë pas teje”.

Gjatë 50 viteve të fundit, të gjithë nga Willie Nelson, Elvis Presley, The Jackson 5, Peggy Lee, The Supremes, Roberta Flack, Mary J.Blige dhe Andrea Bocelli, Johnny Cash, Aretha Franklin – e cila edhe fitoi një Grammy për versionin e saj në 1972 dhe shumë të tjerë kanë kënduar këtë këngë tanimë e shndërruar në këngë klasike.

ELVIS – Bridge Over Troubled Water (NEW mix! Great sound!)

Kënga fitoi pesë çmime Grammy në 1971, duke përfshirë çmimin Grammy për inçizimin e vitit dhe këngën e vitit. Është kënga më e suksesshme e Simon and Garfunkel. Ajo kryesoi listën amerikane të Billboard Hot 100 për gjashtë javë, dhe ishte kënga nr. 1 në këngët e Billboard-it të fundvitit 1970. Ajo gjithashtu ishte numër 1 në listat në Mbretërinë e Bashkuar, Kanada, Francë dhe Zelandën e Re. Ajo arriti në pesëshen e parë në tetë vende të tjera. Ajo u bë një nga këngët më të interpretuara të shekullit të 20-të dhe ekzistojnë më se 300 versione të incizuara të saj në gjuhë të ndryshme.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Është renditur në vendin e 66 në 500 këngët më të mira të të gjitha kohërave të Rolling Stone.

Paul Simon dhe Art Garfunkel në ceremoninë e 13-të të Grammy Awards | Foto: Bettmann Archive

Përveç versioneve në dukje të pafundme të këngës dhe pranisë së saj tashmë të kudondodhur në koncerte bamirësie, ajo është shfaqur edhe në grumbullime fondesh ose përfitime, për viktimat nga ngjarjet tragike të 11 shtatorit.  Në vitin 2005, Simon & Garfunkel u ribashkuan për të kënduar këngën për të ndihmuar në mbledhjen e parave për të prekurit nga uragani Katrina. Mary J. Blige, David Foster dhe Andrea Bocelli performuan këngën më 31 janar 2010, gjatë ceremonisë së 52-të të çmimeve Grammy, në kuadër të ndërgjegjësimit për viktimat e tërmetit të Haitit.

Një rishkrim i këngës me tekst kantonez “Shumë zemra mbizotërojnë” u këndua kolektivisht nga shumë këngëtarë të Hong Kongut për shfaqje publike në Hong Kong për të mbledhur fonde pas përmbytjes së Kinës Lindore të vitit 1991. Në vitin 2009 ishte përdorë gjithashtu në fushatën për mbledhjen e fondeve “Artists 88” për viktimat e tajfunit Morakot.

Në vitin 2017, kënga u ripërpunua gjithashtu nga artistë britanikë për “Artists for Grenfell”, pas zjarrit tragjik në Grenfell Tower në Londër. Versione të shumta të këngës janë bërë edhe për viktimat e COVID 19.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Bridge Over The troubled Water”, së bashku me “Let It Be” e Beatles nga i njëjti vit tani më janë shndërruar në thirrje dhe inkurajim për stoicizmin përballë fatkeqësive.

Simon & Garfunkel ishin një duo amerikane e folk rock-ut, e përbërë nga kantautori Paul Simon dhe këngëtari Art Garfunkel. Ata ishin një nga grupet muzikore më të frytshme të viteve të ‘60 – a me hitet e tyre më të mëdha, duke përfshirë “The Sounds of Silence” (Tingujt e heshtjes)1965, “Mrs. Robinson” (Zonja Robinson)1968, “The Boxer” (Boksieri)1969 dhe “Bridge Over Troubled Water” (Ura mbi ujin e trazuar)1970.  

Simon & Garfunkel – The Sound of Silence – Madison Square Garden, NYC – 2009/10/29&30

Simon dhe Garfunkel u takuan në shkollën fillore në Queens, Nju Jork, në vitin 1953, ku mësuan harmonitë në këndim dhe filluan të shkruanin këngë. Si adoleshentë, nën emrin Tom & Jerry, ata patën sukses të vogël me “Hey Schoolgirl” (1957), një këngë që imitonte idhujt e tyre, Everly Brothers. Në vitin 1963, të vetëdijshëm për një interes në rritje të publikut për muzikën folk rock, ata u rigrupuan dhe u nënshkruan me Columbia Records si Simon & Garfunkel.

Debutimi i tyre, “Wednesday Morning, 3 A.M” (Të mërkurën në mëngjes, 3 A.M), me verzionin akustik të “Sound Of Silence” u shit keq. Në qershor 1965, një version i ri i “The Sound of Silence” i mbidubluar me kitarë elektrike dhe bateri u bë hit i radios amerikane AM, duke arritur numrin një në Billboard Hot 100. Dyshja u ribashkuan për të nxjerrë një album të dytë në studio me të njëjtin titull. Në publikimin e tyre të tretë, “Parsley, Sage, Rosemary and Thyme” (Majdanoz, sherebelë, rozmarinë dhe trumzë) 1966, ata morën një drejtim më kreativ në komponimet e tyre. Albumi i tyre i ardhshëm Bookends (Mbajtëse Librash), 1968 kryesoi tabelën e Billboard 200 dhe përfshiu këngën numër një “Mrs. Robinson” nga filmi “The Graduate”, duke u dhënë atyre ekspozim të mëtejshëm.

Simon dhe Garfunkel patën një marrëdhënie të trazuar, që çoi në mosmarrëveshje artistike dhe ndarjen e tyre në 1970. Albumi i tyre i fundit, “Bridge over Troubled Water”, u publikua atë janar, duke u bërë një nga albumet më të shitur në botë. Dyshja janë ribashkuar disa herë, koncerti i tyre i vitit 1981 në Central Park tërhoqi më shumë se 500,000 njerëz, një nga frekuentimet më të mëdha të koncerteve në histori. Ata kanë fituar 10 çmime Grammy dhe u futën në Rock and Roll Hall of Fame më 1990. Ata janë ndër artistët më të shitur të muzikës, pasi kanë shitur më shumë se 100 milionë albume. Ata u renditën në vendin e 40-të në listën e artistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave të Rolling Stone në 2010 dhe në vendin e tretë në listën e duo më të mëdha./Katror.info

Përgatiti:

Mahir Elshani
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Muzika greke – nga muzat e lashta te hitet botërore
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Fjalët që nuk mund të thuheshin u kënduan. Sot i këndon e gjithë bota. Rrënjët e muzikës moderne
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Jimi Hendrix: Nga ukuleja me një tel te kitaristi më ndikues në histori të muzikës
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Nga Beat letërsia te Rock and Roll: Si William S. Burroughs frymëzoi muzikën moderne
TAGGED:Bridge over the troubled waterfolk rockHimninkurajimmuzikepeopleSHBASimon & GarfunkeltopTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm AI merr rreth 2 për qind të konsumit total të energjisë elektrike në Evropë
Artikulli i ardhshëm ​Trepça eksporton 121 tonë koncentrat të zinkut

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Vargjet e Plator Gashit në bilbordet e Anacaprit dhe Napolit

31 Shikime
LajmePeople

Annalena Baerbock emërohet Presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

27 Shikime
People

The Great Gatsby feston 100 vjet

15 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?