Këngëtari amerikan i rrokut, Bruce Springsteen hyri në listën e miliarderëve të Forbes, pasi pasuria e tij vlerësohej në 1.1 miliardë dollarë.
Springsteen, 74 vjeç, është në një turne ku jep koncerte tre orëshe dhe ka grumbulluar një pasuri gjatë një karriere këngëtari prej gjashtë dekadash.
Përveç Springsteen, në listën e miliarderëve janë edhe këngëtarët amerikanë Rihanna, Jay Z dhe Taylor Swift.
Bruce Frederick Joseph Springsteen, është këngëtar rok, kompozitor dhe kitarist amerikan. I mbiquajtur “Boss”, ka lanësuar 21 albume në studio gjatë një karriere që përfshin gjashtë dekada, shumica e të cilave kanë grupin e tij mbështetës, E Street Band.
Springsteen është një pionier i heartrock-ut, një zhanër që kombinon muzikën e zakonshme rock me tekste poetike dhe të ndërgjegjshme shoqërore që paraqesin narrativa kryesisht në lidhje me jetën e klasës punëtore amerikane. Ai njihet për tekstet e tij përshkruese dhe koncertet energjike, të cilat ndonjëherë zgjasin mbi katër orë/Katror.info